Nga Prof. Tritan Kalo
Kjo verë NUK na ofron vetëm “nxehtësinë e Zgjedhjeve Lokale”….Kujdes, ruhuni nga temperaturat e larta të motit….Rritja e temperaturave shoqërohet me humbje të lëngjeve dhe kripërave minerale nga trupi kryesisht me anë të djersiturës, po ashtu ajo shkakton një rritje të nevojave të trupit si për lëngje edhe për kalori/ushqime….Trupi ynë rrit nevojat për lëngje dhe kalori në masën 25-30% mbi nevojat mesatare të tijat, kur temperatura mesatare e trupit rritet me 1 gradë celsius (1ºc).
God*itja e Diellit (Pika e Diellit, Sunstroke, Heatstroke), është një prej formave më serioze që shkaktohet nga “go*ditja” prej te nxehtit, ndaj edhe për këtë arsye ajo konsiderohet një EMERGJENCË mjekësore….Një situatë e tillë shkakton dëmtime serioze në tru si dhe në organet e tjera të organizmit tonë, sidomos në Aparatin Kardiovaskular…. Edhe pse më shpesh ajo prek individët me moshë mbi 50 vjeç, asnjë individ nuk është jashtë rrezikut, qoftë ky edhe një sportist i mirëtrajnuar.
God*itja e Diellit është më shpesh një formë progresive e zhvillimit të sëmundjes nga ngërçet e muskujve, në rënie të fiktit (humbje e përkohshme e vetëdijes) e deri në rraskapitje totale e gjendje kome….Kujdesuni të mos qëndroni në Diell në periudha piku të ditës, vishuni lehtë e tesha jo me ngjyra të errëta, mbulojeni kokën, përdorni kremra mbrojtës për lëkurën e ekspozuar të trupit, konsumoni lëngje, sidomos ujë me shumicë për të evituar dehidrimin, ushqehuni shëndetshëm me fruta e perime të ndryshme që në përgjithësi përmbajnë shumë kalium (potasium), natrium (sodium), ruajeni lëkurën me kremra mbrojtës nga djegia ose lëndimi i nishaneve prej diellit, dhe bëni shumë-shumë kujdes sepse temperaturat e larta rrisin rre*zikun e Dehidrimit, të Infarkteve dhe të God*itjeve në Tru, për të rriturit dhe kryesisht Dehidrimet për moshat më të vogla….DIELLI është jetë, POR ai mundet të rezultojë edhe vra*star nëse NUK dimë të ruhemi prej nxehtësisë e rrezatimit të tij./dritare.net