Ballina Aktualitet Lajme Uniformat blu informojnë se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë...

Uniformat blu informojnë se çka ka ndodhur në Tetovë dhe Gostivar gjatë 24 orëve të fundit

Dje (28 gusht), rreth orës 10 e 30 minuta, 37-vjeçari B.B. nga fshati Forinë e Gostivarit, ka denoncuar se 38-vjeçari B.B. nga po i njëjti fshat, me veturën e tij ,,Mercedes,, me targa të Gostivarit, me  f o r c ë  ka hyrë në oborrin përpara shtëpisë së tij duke dëmtuar pjesë të ndryshme të oborrit, pajisje dhe mbi 20 pemë dekoruese në kopësht dhe pastaj është larguar.
I denoncuari B.B. menjëherë është privuar nga liria dhe është mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit për zbardhjen e plotë të rastit.

https://www.youtube.com/watch?v=bjCtecIvA3Q&feature=youtu.be

Dje (28 gusht), rreth orës 21 e 30 minuta, përpara një objekti hotelerik (çajtore) në fshatin Çegran të Gostivarit, është prishur rendi dhe qetësia publike me një  p ë r l e sh j e  ku janë përfshirë 18-vjeçarët me inicialet S.D. dhe A.M., të dy nga i njëjti fshat, të cilët janë zënë me  g r u sh t a  dhe më pas kanë ndërhyrë të pranishmit në lokal dhe i kanë ndarë.
Punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

https://www.youtube.com/watch?v=l6WF5IxZvNQ

 

Në rrugën regjionale Hanet e Mavrovës-Dibër, tek ura e Skudrinjës, dje (28 gusht), rreth orës 17 e 10 minuta, ka ndodhur aksident trafiku në të cilin janë përfshirë kamioni i tipit DAF,, me rimorkio, me targa të Dibrës, të cilin e ka drejtuar 54- vjeçari B.S. nga Dibra dhe vetura e tipit ,,Hundai getz,, me targa të Shkupit, të cilën e ka drejtuar 40- vjeçarja I.S. nga Shkupi.

Gjatë këtij aksidenti, lëndime  v d e k j e p r u r ë s e  ka marrë 68-vjeçarja M.C. nga Shkupi bashkudhëtare në veturën ,,Hundai,, e cila gjatë rrugës për në Spitalin e Dibrës ka ndërruar jetë, ndërsa shoferja I.S. dhe 10-vjeçarja bashkudhëtare në të njëjtën veturë, kanë marrë lëndime të rënda trupore dhe janë dërguar në Kompleksin e klinikave ,,Nëna Terezë,, në Shkup.
Inspektim në vendin e ngjarjes kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi nga Stacioni policor i Gostivarit.

https://www.youtube.com/watch?v=ANTXgllrAKw

Mbrëmë (28 gusht), rreth orës 22 e 50 minuta, në Gostivar është privuar nga liria shtetasi i Shqipërisë, 46-vjeçari B.B. nga qyteti i Librazhdit, i cili ka qëndruar ilegalisht në vendin tonë.
Shtetasi shqiptar, është mbajtur në Stacionin policor të Gostivarit, ku pas dokumentiomit të rastit është dorëzuar në Njësitin për  k r i m e  ndërkufitare, migracion, të huaj dhe riatdhesim për procedurë të mëtutjeshme.

https://www.youtube.com/watch?v=zWQbwjWpp6M

Gjatë ditëve të fundit në rajonin e Pollogut, dukshëm janë rritur lëvizjet nëpër arrat dhe fushat, në të cilat intenzivisht mblidhen kulturat buqësore, si dhe nëpër malet, ku me intensitet të lartë janë duke u kryer aktivitetet për prerjen dhe transportimin e drurëve për ngrohje.

Për këtë arsye, duke pasur parasysh edhe zjarret e fundit që u përhapën në këtë rajon gjatë kësaj jave, Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, përsëri apelon deri te bujqit dhe individët e tjerë të jenë maksimalisht të kujdesshëm, nëse lëvizin apo punojnë në fushë, të mos ndezin zjarre, të cilat shumë shpejt mund të përhapen, kryesisht nëse frynë erë, për arsye se barishtet janë shumë të thata dhe për një moment mund të përhapen zjarre me pasoja të padëshiruara materiale dhe ekologjike.

Atyre që rastësisht, nga pakujdesia apo qëllimsht shkaktojnë zjarre, edhe një herë iu bëhet me dije se do të ballafaqohen me sanksione rigoroze ligjore, gjegjësisht do të përgatiten parashtresa adekuate, mduke rikujtuar se varësisht nga lloji i zjarrit, rrethanat dhe pasojat përfundimtare, janë paraparë dënime me burg.

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë, në vazhdimsi është duke ndërmarrë masa të koordinuara preventive, që me kohë të parandalohen shkaqet e mundshme të përhapjes së zjarreve, kurse në të ardhshmen, së bashku me institucionet tjera, do të përforcohen edhe aktivitetet e planifikuara kontrolluese në rajon dhe më gjërë. Kjo për arsye se, mund të vazhdojë moti relativisht i thatë dhe temperatuarat e larta gjastë kësaj periudhe të vitit.

https://www.youtube.com/watch?v=j_r3Seu2FDc

Dje (27 gusht), në ora 18 e 50 minuta, në stacionin policor Gostivar, është arr^estuar 35 vjeçari K.F. nga Gostivari, për shkak se ka kryer vepër pe^nale ,,Vjedhje e rëndë,, dhe gjatë kontrollit të kryer, tek ai janë gjetur mjetet të cilat rrjedhin nga kjo vepër pe^nale.
Pas dokumentimit të rastit, do të pasoj edhe parashtresa adekuate.

Dje (27 gusht), rreth orës 14 e 30 minuta, në Stacionin policor Gostivar, është denoncuar se në një hangar për bagëti dhe hapësirat ndihmëse të hangarit ka shpë^rthyer zjarr, ku është djegur bar për bagëti dhe mjete të ndryshme pune.
Nga ana e ekipit të zjarrëfikësve të Gostivariti zjarri është lokalizuar në tërësi.

Dje (27 gusht), rreth orës 17 e 40 minuta, ësht arr^estuar 33-vjeçari B.B. nga Gostivari, për shkak se nuk e ka respektuar vendimin gjy^qësor nga Gjy^kata Themelore e Gostivarit, për vuajtje të masës së para^burgimit shtëpiak dhe gjatë kontrollit të kryer tek ai është gjetur mar^ijuanë.
Punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Mbrëmë (27-gusht) rreth orës 01 e 50 minuta, në parkingun që gjendet në afërsi të pompës së
benzinës në fsatin Zherovjan, pjestarë të policisë nga Njësia policore Kamnjan, kanë arr^estuar 22 vjeçarin B.E. nga fshati Çegran, tek i cili gjatë kontrollit është gjetur mar^ijuanë.
Pas dokumentimit të plotë të rastit do të pasojë edhe parashtresë adekuate.

Dje (27 gusht), rreth orës 14.00, në Stacionin policor Tetovë, 64-vjeçari C.A. nga fshati Pirok, i
punësuar në Ndërmarjen komunale publike ,,Ujsjellësi,, Tetovë, ka den^oncuar se, deri sa ka qenë në vendin e punës, ka qenë i sul^muar nga personi N.I. nga Tetova.
Merren masat për zbardhjen e plotë të rastit.

Dje (27 gusht), rreth orës 12 e 40 minuta, në Stacionin policor Tetovë, 29-vjeçari B.N. nga Tetova ka deno^ncuar se ka qenë i sul^muar me mjet prej druri, nga i punësuari në një objekt hotlerik në qendrën tregtare, që gjendet në rrugën ,,Vidoje Smilevski Bato,, në Tetovë.
Lidhur me këtë rast në ora 15.00, në Stacionin policor Tetovë, vetë është paraqitur 24-vjeçari S.B. nga fshati Brodec i Tetovës.
Punohet në zbardhjen e plotë të këtij rasti.

Pjestarë të policisë nga Sektori për punë të brendshme Tetovë-Zyra e jashtme për punë
kri^minalistike Gostivar, mbrëmë (26 gusht) rreth orës 22.00, në afërsi të ish fabrikës së qelqit ,,Stakllara,, në Gostivar kanë privuar nga liria 22- vjeçarin V.S. nga Gostivari, 44-vjeçarin J.B. dhe 31- vjeçarin M.N., të dy nga fshati Zdunjë e Gostivarit.
Gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre tek personi V.S. është gjetur mar^ijuanë.

Dje (26 gusht) rreth orës 20.00, 45-vjeçarja nga Tetova, ka denoncuar se rreth orës 19.00 në rrugën ,,Goce Delçev,, në Gostivar, ka qenë e suëmuar fizi^kisht nga 38-vjeçari A.A. nga Gostivari me të cilin ka qenë në lidhje dashurie. I denoncuari A.A. menjëherë është arr^estuar në Stacionin policor Gostivar dhe punohet në zbardhjen e plotë të rastit.

Në rrugën regjionale Gostivar-Gradec, në fshatin Dobërdoll, dje (26 gusht) rreth orës 14.00, deri tani veturë e panjohur ka aksidentuar këmbësorin 73- vjeçar E.B. nga Dobërdolli dhe menjëherë ka lëshuar vendin e ngjarjes.
Këmbësori i lënduar, menjëherë është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar për dhënjen e ndihmës mjekësore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes nga ekipi i Stacionit policor Gostivar, dhe punohet në gjetjen e veturës-pjesmarëse në këtë aksident trafiku.

Dje (26 gusht) në ora 15.00, në Stacionin policor Gostivar, është denoncuar se duke punuar në një objekt në rrugën ,, Nikolla Parapunov,, në Gostivar,
53-vjeçari I.B. nga fshati Vërbjan i Rekës së Poshtme, është rrëzuar nga skelet metalike dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.
I njëjti është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Gostivar, për ofrim të ndihmës mjekësore.
Është kryer inspektimi në vendin e ngjarjes dhe merren masat për zbardhjen e rastit.


Në kontrollet dhe aktivitetet e përforcuara të ditës së djeshme (26 gusht) në Tetovë, janë zbuluar dhe në baza ligjore janë sanksionuar 12 persona të cilët kanë drejtuar veturat e tyre pa poseduar patentë shoferi, 8 vozitës që i kanë parkuar veturat e tyre gabim apo në mënyrë jo të rregullt, 6 vetura kanë qenë me regjistrim të skaduar dhe 2 vozitës fillestarë të cilët nuk u janë përmbajtur përkufizimeve të parapara ligjore.
Këto dhe shkelje tjera të cilat janë konstatuar, janë rumbullaksuar me 23 fletëpagesa për kundërvajtje dhe 15 fletëpagesa të detyrueshme për kundërvajtje.