Nënkryetari i parë i LDK’së, Lutfi Haziri, është i ftuar sonte në emisionin DPT te Fidani në T7.
Haziri ndër të tjera në këtë takim ka folur edhe për rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit në Kosovë. Haziri ka thënë se në numërimin e votave për kandidatë Vjosa Osmani po prin në krahasim me kandidatët tjerë.
“Para zgjedhjeve është thënë se cili del më i votuari është i nominuar për kryeministër”, ka thënë Haziri.
“Por me kushtetutë dhe ligje mandatari i shkon partisë fituese. Gjithsesi në këto zgjedhje nuk ka qenë fitues asnjë grupim politik pasi që qytetarët zgjodhën ndryshimin dhe për këtë i zgjodhën dy parti. Ndryshimi fitoi në këto zgjedhje por LDK dhe LVV janë fituese të vogla si familje politike”
Tutje Haziri shton se nuk ka mundur të arrihet një marrëveshje mes dy partive para zgjedhjeve pasi që Lëvizja Vetëvendosje nuk pranoi që të futet në lsitë me LDK’në ku Vjosa Osmani do të ishte kandidate për kryeministre.
“Nuk gjetën burrni me u reshtu pas një zonje për kryeministre”, ka shtuar Haziri./Express/