Ballina Kronika Shikoni si vjedhin hajnat në Shkup marketin e një shqiptari (VIDEO)

Shikoni si vjedhin hajnat në Shkup marketin e një shqiptari (VIDEO)

Vjedhjet në Çair janë dukuri negative që nuk kanë të ndalur. Banorët janë të shqetësuar dhe nuk gjejnë rehati në vendin ku jetojnë. Pothuajse të gjitha ballkonet e banesave që janë në përdhesë dhe katin e parë banorët i kanë blinduar me hekura. Njëra ndër lagjet e cila është më e rrezikuar është edhe lagja Shkup-Veri në komunën Butel.

Said Jusufi në këtë lagje, në afërsi të shkollës së mesme ekonomike ,,Arseni Jovkov” ka marketin dhe depon në të cilën e mban mallin. Ai për ,,Nezavisen Vesnik” shpjegon se brenda 10 ditëve hajnat kanë hyrë dy herë në marketin e tij. Herën e parë ata kanë vjedhur mall në vlerë prej 1700 eurove, e së fundmi para tre javëve në depo kanë vjedhur cigare në vlerë prej 3500 eurove. Jusufi thotë se i gjithë rasti është i incizuar përmes kamerave të sigurisë, mirëpo edhe pse matrialet e incizara i ka dërguar në polici, ende nuk ka marr përgjigje se a janë kapur vjedhësit dhe se a do t’i kthehet malli i vjedhur.

Fotografitë të cilat na i dërgoi Jusufi tregojnë se vjedhësit janë të përgatitur mirë. Ata kanë të vendosura maska që të mos mund të identifikohen, shkruan Nezavisen.

Sipas tij, bëhet fjalë për 10 persona, të cilët thuajse çdo natë vjedhin nëpër banesat e Çairit, e për këtë siç thotë, është i sigurtë se policia i ka të njohur vjedhësit mirëpo nuk merr masa.

,, Më datën 21 shtator, në orën 04:50 të mëngjesit urgjentisht më lajmëruan dhe me thanë se t’a kanë thyer marketin. Unë prej në Nerez, vendin ku banoj, u nisa menjëherë dhe kur arrita aty kishte qenë sigurimi i ,,Nikobit”, e më pas erdhi edhe policia, të cilët menjëherë u lëshuan në terren. Fillimisht më thanë se e kanë kapur vetëm njërin prej vjedhësve por pas dy orëve thanë se asnjë nuk kanë mundur ta kapin. Këtu lind dyshimi se policia e di grupin, e di kush janë, mirëpo nuk merr masa. Unë jam i bundur në atë që e flas”, tha Jusufi.

Edhe fqinjët kanë dëgjuar zhurmë kur hajnat kanë thyer marketin . Ata thonë se menjëherë e kanë lajmëruar policinë, por se ajo është vonuar. Të shqetësuar kërkojnë të ndërmerren masa dhe të shpëtojnë nga ky grup i rrezikshëm i hajnave.

,,Jemi të shqetësuar, nuk mund t’i lëmë banesat vetëm. Hajnat nuk ndalen, ndërsa policia nuk është aktive”, thotë një qytetar.

Edhe pse qytetarët e Çairit thonë se numri i vjedhjeve në vendin ku jetojnë është alarmant, nga Ministria e Punëve të Brendshme për ,,Nezavisen Vesnik” thonë se është shënuar trend i zvogëlimit të vjedhjeve në territorin e Qytetit të Shkupit, ndërsa për rastin konkret, për vjedhjen e marketit, nuk japin detaje.

“Gjatë periudhës nëntë mujore të vitit 2019 në teritorin e Qytetit të Shkupit është shënuar rënie të vjedhjeve nëpër banesa/shtëpi për 14.4 përqind, krahasuar me periudhën nëntë mujore të vitit 2018. Ndërsa sa i përket pyetjes për paraqitjen e vjedhjes së rëndë në market, në lagjen e Çairit ju njoftojmë se Sektori për Punë të Brendshme-Shkup ka ndërrmarë masa për zbardhjen e rastit dhe për zbardhjen e tërësishme të rastit do ta njoftojmë opinionin”,thonë nga MPB.

Pronari i marketit mallin e ka të siguruar në kompaninë ,,Sava”, por ende nuk ka marr përgjigje prej atje se a do t’i kompenzohet dëmi.

Viktimë e grabitjes në lagjen Shkup-Veri ka qenë edhe stilisti i njohur, Armend Ramadani. Për shkak të vjedhjeve, ka qenë i detyruar ta mbyll sallonin e bukurisë në këtë lagje dhe ta hap në Karposh.

https://youtu.be/3TrpsvhuKXE