Këngëtarja e njohur, Genta Ismajli na ka habitur të gjithë me disa postime ku është parë në disa vende luksoze në Turqi, teksa po darkonte e po kalonte natën. Ajo madje në këto postime është shfaqur shumë e lumtur dhe të gjithëve na ka shkuar mendja se Genta është në një udhëtim romantik me ndonjë person të veçantë. Mirëpo, mediat turke kanë shkruar për këtë udhëtim të Gentës dhe zbulojnë të vërtetën.
Sipas tyre, Genta po qëndron në Turqi pasi është duke përgatitur një super bashkëpunim me një nga artistët më të njohur e më të dashur në Turqi. “Ajo ka udhëtuar drejt Stambollit për të bashkëpunuar me një nga artistët më të mirë në Turqi, emrin e të cilit do e mbajmë sekret. Me gjithë insistimin, Genta vendosi ta mbajë sekret”,- shkruan një media turke. Megjithatë, më herët kemi raportuar se këngëtarja po sjell bashkëpunim me reperin e famshëm turk, Ceza. Gjithashtu, është marrë vesh se një pjesë e tekstit të Gentës do të këndohet në gjuhën turke. Këngëtari Ceza, njihet për shumë hite të sjella në vendlindjen e tij, në Turqi.