Ballina Argëtim Jetë & Stil Katër shtetet më të lumtura në Bashkimin Europian

Katër shtetet më të lumtura në Bashkimin Europian

Nëse jetoni në Finlandë, Belgjikë, Holandë apo Austri, përgjigjja e këtyre pyetjeve me shumë gjasa është “po”, sipas një anketimi të kohëve të fundit. Pavarësisht rritjes së populizmit, problemeve të emigracionit, protestave dhe mosmarrëveshjeve politike në pjesë të mëdha të kontinentit, europianët janë 2% më të lumtur tani sesa ishin në vitin 2013.

Një anketim i Eurostat i 25 vendeve të BE-së në vitin 2018 zbuloi se gati gjysma e europianëve të moshës 16 vjeç ose më shumë ndiheshin të lumtur shumicën e kohës, ndërsa 14% e deklaruan veten të lumtur gjatë gjithë kohës.

Të anketuarve iu kërkua të renditnin sa shpesh ndiheshin të lumtur në katër javët para studimit, duke përdorur pesë kategori që varionin nga “gjatë gjithë kohës” deri në “asnjëherë”.

Finlanda, Belgjika, Holanda dhe Austria ndanë vendin e parë si vendet më të lumtura të BE-së, secila me më shumë se tre të katërtat e popullsisë që shprehën lumturi gjatë një periudhe kohe ose gjatë gjithë kohës.

Spanja u rendit pak më poshtë këtyre vendeve që kryesonin renditjen, por 29% e popullsisë pretendoi të ishte e lumtur gjatë gjithë kohës, më e larta për çdo komb në sondazh.

Në fund të renditjes ishte Letonia, ku më pak se një e treta e popullsisë pretendonte se ndihej e lumtur gjatë gjithë kohës ose pjesën më të madhe të kohës. Rreth 28% e letonezëve raportuan se rrallë ose nuk ndiheshin kurrë të lumtur në katër javët para anketimit.

Në fund të listës, pas Lituanisë, ishin Bullgaria dhe Kroacia. Njerëzit në tre vende të përfshira në anketim – Lituania, Suedia dhe Holanda – u shprehën se jetët e tyre ishin më të lumtura tani sesa gjatë anketimit të mëparshëm që u zhvillua në vitin 2013.

Marrë me autorizim nga Weforum.org. These four countries are the happiest in the European Union. /Reporter/