Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, për TV24 ka deklaruar se Besa është kundër Gjykatës Kushtetuese se mund të kthejë në fuqi amnistinë që u nënshkrua para ca vitesh nga ish-kryetari i Maqedonisë, Gjorge Ivanov.
“Që nga koha kur ish-presidenti Ivanov ofroi mundësinë e faljes së të përfshirëve në përgjime dhe aktivitete kriminale, Lëvizja BESA ishte kundër saj, por edhe tani që dikush po përpiqet ta rikthejë atë vendim skandaloz të Ivanov, ne do të kundërshtojmë me të gjitha mundësitë institucionale.
Ne nuk duam të besojmë se kjo përpjekje në Gjykatën Kushtetuese është disi e lidhur me ofertën e ashtuquajtur të pajtimit kombëtar të kryeministrit Zaev, e cila përfundimisht doli të ishte vetëm një amnisti për disa individë të lidhur me veprimtari kriminale siç janë ngjarjet e 27 prillit ose me vjetërsimit të lëndëve për çështje të caktuara gjyqësore që përfunduan pa epilog”, shkruan Hoxha.