Mëngjesi i sotëm ka nisur ndryshe për Aurelin dhe Alesion, dy fëmijët që i shpëtuan tërmetit të 26-nëntorit duke u hedhur nga apartamentet e tyre në Thumanë.
Aurel Lala dhe Alesio Cakoni, 10 dhe 7 vjeç, sot kanë nisur ditën e parë të shkollës që pas tërmetit që ndryshoi jetën e tyre. Ata i ka shoqëruar kryeministri, Edi Rama i cili i ka marrë me makinën e tij të punës dhe më pas i ka çuar në shkollën ‘Ahmet Zogu’ në Kamzë.
Rama i ka këshilluar të dy djemtë që të mësojnë në shkollë, madje u ka kërkuar që të marrin vetëm nota të larta pasi në këtë mënyrë do të arrijnë të bëhen dikush në jetë. Kryeministri në shaka e sipër u ka thënë dy djemve se do t’i ndjek deri në fund të mbarimit të shkollës.
https://youtu.be/WJLguMxPkIk
Aureli: Unë nuk të rrej i kam krejt 10-ta, pyet mësuese e krejt.
Rama: Unë të besoj ty, nuk pse të pyes.
Alesio: Edhe naj 8..
Rama: Po morët 8 me mua e keni keq punënë, 6-7 nuk bëhet llaf. Të jeni me dhjeta, unë nuk ju ndahem do t’ju ndjek hap pas hapi deri kur të mbaroni shkollën. Mos kujtoni se jam kaq i butë. Ka shumë. Në dorë e keni vetë. çantat i keni në rregull. Erdhëm të shkolla. Emrin e Mretit ka Shkolla, Ahmet Zogu.
Më pas fëmijët takohen në oborr me drejtorin e shkollës. Ata së bashku me kryeministrin Rama hyjnë në ambientet e shkollës për tu ndarë më pas në klasat e tyre. Pasi hyjnë në mësim Rama lëshon batuta duke i thënë se Aureli është i rëndë dhe karrigia duhet të jetë e fortë.
Rama: E keni pa karrigen se është i rëndë ai. Aureli ka ardhur nga Thumana.
Mësues: Te kemi bërë edhe një dhuratë, një top dhe një kostum.
Rama: Bluzën e Kombëtares ta kanë sjellë, po topin mbaje aty e merre kur të vish.
Pas Aurelit, Rama shoqëron Alesion në klasën e re.
Rama: Ky është Alesio shoku më i ri. Ka ardhur nga Thumana.
Mësuesi: Të bëmë një dhuratë uniformë, Top futbolli dhe uniformën e shkollës.
Rama: Mirë top por edhe me ngjyrat e Milanit. Do shifemi prap. Dhjeta, naj 9-të, 8-tat janë të ndaluara.