Ballina Aktualitet Antikorrupsioni: Të ndalojnë “lopatat” parazgjedhore (VIDEO)

Antikorrupsioni: Të ndalojnë “lopatat” parazgjedhore (VIDEO)

Anëtarët e Komisionit antikorrupsion u kanë bërë thirrje politikanëve që të mos i harrojnë, dhe ti shkelin rregullat e sjelljes në periudhë zgjedhore. Ti lexojnë mirë udhëzimet për ndalimin e përdorimit të pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme në pronësi të shtetit, në procesin zgjedhor. Kryetarja e komisionit Biljana Ivanovska u tha punonjësve të zgjedhur, të emëruar dhe atyre në sektorit publik, se ata duhet të respektojnë detyrimet e parashikuara në Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktit të Interesit.

Kohët e fundit ka pasur një promovim, ose paralajmërim të aktiviteteve ndërtimore dhe lloje të tjera të aktiviteteve, që nuk janë të ndaluara nga Kodi Zgjedhor, por që në një farë mënyre ndikojnë në elektorat. Për të shmangur dyshimin për ndikim të qëllimshëm në elektorat, dhe nga njëra anë për të siguruar integritetin e procesit zgjedhor është e domosdoshme transparenca në funksionimin e pushtetit qendror dhe lokal”-tha Biljana Ivanovska, kryetare e KSHKP-së.

https://youtu.be/YV-QjQUnvJc

Javët e fundit, një numër i madh i shpalljeve për punësime nën ombrellën e shtetit. Zyrtarët qeveritarë nga fusha ekonomike, u shpërndanë nëpër zonat industriale për takime me biznesmenët, dhe temat e diskutimit janë përqendruar rreth përfitimeve, që ekonomia i merr nga qeveria si subvencione për paga dhe të ngjashme. Jo vetëm autoritetet në nivelin qendror, por edhe në atë lokal, gjithashtu kanë qenë në lëvizje të plotë në periudhën e fundit. Ata pastrojnë deponitë, shtrojnë rrugët, ndërtojnë parqe. Pavarësisht ligjeve, praktika të tilla parazgjedhore në Maqedoni deri më tani ka pasur para të gjitha proceseve zgjedhore në të kaluarën.