Në 24 orët e fundit autoritetet kanë dhënë 39 vendime për mbikëqyrje shëndetësore, ndërsa 111 raste janë paraqitur vullnetarisht për vetë-izolim, duke çuar numrin në 9.964 raste. Sipas policisë dje në 7 raste nuk janë respektuar masat e vetë-izolimit, dhe janë në procedurë të shqiptimit të përgjegjësisë penale. Deri më tani MPB njofton se janë bërë 21 fletëparaqitje penale. 3 kallëzime penale janë bazuar në nenin 205 të Kodit Penal për shpërndarje të sëmundjeve infektive në dhe 18 kallëzime penale janë bërë sipas nenit 206 të Kodit Penal mos respektimin e rekomandimeve shëndetësore në kohën e epidemisë.
MPB:
“Gjatë natës së tretë ndërmjet 24-25 Marsit në të gjithë territorin e vendit policia ka evidentuar 103 raste të shkeljes së orës policore. Gjatë periudhës kohore nga ora 21:00-05:00 mbrëmë 63 persona janë shoqëruar në stacionet policore, 31 të tjerë vetëm u paralajmëruan dhe 9 të fundit fletëparaqitje u bënë që në vendin e ngjarjes.”
Ndërkaq, Prokuroritë Publike nga qytetet përkatëse kanë dorëzuar 21 fletëparaqitje në Gjykatat Penale për gjoba nga 2 mijë euro. Në bazë të Nenin 206 të Kodit Penal, 11 personat e pabindur kanë shkelur orën policore apo nuk kanë respektuar masat shëndetësore për vetë-izolim 14 ditorë.
Prokuroria Publike:
Shkup 6 – Një 33 vjeçar i kthyer nga Franca më 12 mars nuk respektoi vetë-izolimin. 5 të tjerë kanë shkelur orën policore duke lëvizur me automjete, njëri nga Saraji dhe 4 nga Haraçina.
Manastir një 32 vjeçari ecte në këmbë ora 22 gjatë orës policore
Gostivar një person me motoçikletë ka lëvizur gjatë orës policore
Kavadar 4, një i kthyer nga SHBA, tjetri i kthyer nga Serbia dhe dy nga Greqia shkelën karantinimin
Shën Nikollë 5 – tri për shkeljen e masës së vetë-izolimit dhe 2 ndaj shkeljes së orës policore.
Dibër 3 – dy kanë hapur lokalet ushqimor ndërsa i treti është kapur duke ikur nga zona karantinimit.
Berovë 1 person ka shkelur orën policore mbrëmë në mesnatë
Sipas të dhënave të MPB-së në 24 orët e fundit janë kontrolluar 2.193 lokale afariste, prej tyre vetëm në një rast është evidentuar shkelje, e cila e qon në 16 numrin total të shkeljeve për dy javë. Nga këto policia thotë se 5 raste kanë bërë paralajmërime dhe 6 raste kanë proceduar për vepra penale.