Nesër në seancë të qeverisë do të shqyrtohet pakoja e dytë e shumëpritur e masave ekonomike. Jozyrtarisht, Alsat mëson se shteti do të sigurojë një pagë minimale për çdo punëtor në kompanitë private të prekura nga virusi korona, ndërsa kontributet do të paguhen nga kompania. Nga buxheti do të sigurohet një pagë minimale prej 14,500 denarë, për të gjithë punonjësit e mediave, artistët dhe atletët gjatë dy muajve të ardhshëm. Pakoja e parë e masave të miratuara ekonomike nga Qeveria u kritikuan nga sektori i biznesit. Për ta masat janë të vonuara, të pamjaftueshme dhe selektive. Odat ekonomike japin propozime të reja çdo ditë për masa që sipas atyre, janë urgjente dhe të domosdoshme për të kapërcyer më lehtë krizën e koronës.
Oda e Shërbimeve bën thirrje për shtyrje të afatit të regjistrimit të automjeteve të transportit dhe pasagjerëve deri në fund të krizës, pasi është një kosto shtesë për kompanitë si dhe për të gjithë qytetarët, dhe me këtë kompanitë e sigurimeve ta zgjasin vlefshmërinë e policës për të njëjtën periudhë të vazhduar. Pasojat më të mëdha pjesa më e madhe e Ndërmarrjeve do ta ndjejnë pasi të mbarojë pandemia- deklaroi Filip Manojlovski – Oda ekonomike.
Për të shpëtuar ekonominë deri më tani, Qeveria ka ndërmarrë masa për të marrjen e kredive pa interes për kompanitë, ndalim i procedurave të përmbarimit dhe të falimentimit, si dhe lehtësime për personat fizik dhe juridik për detyrimet e tyre që i kanë ndaj bankave.