Ballina Kronika Sekuestrimi i 500 mijë eurove në Durrës, shoferi i arrestuar: Nuk kam...

Sekuestrimi i 500 mijë eurove në Durrës, shoferi i arrestuar: Nuk kam dijeni, hapni kamerat e sigurisë

Rreth 500,000 euro të padeklaruara janë sekuestruar të shtunën në Portin e Durrësit. Shuma e parave u gjet në një kamion me targa “TR 2046 U” që transportonte lëndë për prodhimin e këpucëve nga Italia në Shqipëri.

Ndërkohë, policia e Durrësit, ende nuk ka një pistë konkrete në lidhje me paratë të cilat u gjetën në kamionin që vinte nga Bari i Italisë.

Ndërsa shoferi Andon Thanasi ka mohuar që të këtë dijeni për paratë apo se kush i ka vendosur ato në kamion, në pako të vogla të shpërndara në disa vende të ndryshme. Gjithashtu, ai u ka thënë oficerëve që të hapin kamerat e sigurisë në Portin e Durrësit, por edhe të kërkojnë informacion nga Italia.

Efektivet e policisë në Durrës kanë kërkuar informacion nga autoritet italiane në lidhje më këtë çështje dhe po presin përgjigje, për të mësuar më tepër detaje në lidhje më lëvizjet e kamionit në shtetin italian.

Dosja e plotë pritet që ditën e nesërme t’i kalojë Prokurorisë së Durrësit për të vijuar hetimet. Ndërsa, dyshimi kryesor i Uniformave Blu të qytetit të Durrësit mbetet ajo e parave që vijnë nga krimi i organizuar.

Sipas burimeve këto para mund të jenë të shtetasve shqiptarë që punojnë ilegalisht ose të përfshirë në punë të paligjshme të cilët kanë tentuar t’i sjellin ilegalisht në vendin tonë.

Shuma prej rreth 500 mijë eurosh u zbulua nga kontrolli në port pasi nga kontrolli i kamionit u zbulua se në disa vende ai kishte materiale shtese. Dyshimet e para ishin për një shumë të madhe parash, pasi ishin prerje e vogël. Pas numërimit ka rezultuar se janë rreth 500 mije euro. /abcnews.al/