Një viç, i cili erdhi në jetë me dy kokë ka lënë pa fjalë fermerët në Kinën juglindore.
Pamje të film*uara në Dejiang të provincës Guizhou tregojnë një viç i cili ka lin*dur me dy kokë, dy veshë, dy gojë dhe katër sy.
Lopa e lindi të voglin aspak të zakontë të shtunën e kaluar pas 7 orësh nga nisja e procesit të lindjes, sipas të zonjës së tyre Zhang.
Pamjet, të film*uara një ditë pas lin*djes së viçit, tregojnë sesi ai qëndron në tokë pasi e ka të pamundur të qëndrojë në këmbë.
Zhang tha për mediat se edhe pse nuk qëndron dot në këmbë, viçi mund të pijë qumësht nga të dyja gojët.
Gruaja u tha mediave kineze: “Jam më shumë se 70-vjeç dhe kurrë nuk kam parë ndonjë viç si ky në jetën time.”
https://youtu.be/XJfnqzLVpfM