Reperit me famë botërore, Lil Wayne, i ka kushtuar shumë mbështetja e tij ndaj kandidatit republikan, Donald Trump.
Sipas burimeve pranë çifit, modelja Denise Bidot, ka ngelur shumë e zhgënjyer nga i dashuri i saj pasi reperi mbështeti fushtatën e presidentit Trump.
Lajmi i ndarjes është konfirmuar edhe nga vetë modelja me anë të një postimi në faqen e saj në Instagram ku ka postuar një ‘story’ më shkrimin “Ndonjëherë dashuria nuk mjafton”.
Çifti gjithashtu i ka bërë njëri-tjetrit unfollow nga rrjetet sociale.
Kujtojmë se Lil Wayne, nuk është i vetmi reper afro-amerikan i cili ka mbështetur Trump pasi një tjetër suportues i republikanit është dhe Kanye West.
Marrëdhënia e Donald Trump me komunitetin me ngjyrë në Amerikë nuk është fort e mirë pasi ai shpeshherë është etiketuar si ra*cist.