Kuvendi nisi shqyrtimin e propozim-Ligjit për regjistrimin e popullsisë. Opozita shqiptare kërkoi shtyrjen e mbledhjes së komisionit për të pasur kohë të mjaftueshme për amendamente përmbajtjesore. Edhe pas tekstit të ndryshuar, ASH-AAA kanë rezervat e tyre. Ata kërkojnë komision shtetëror për regjistrimin e popullsisë.
Në lidhje me: Regjistrimi i popullsisë nga 1 deri më 21 prill, kriter edhe përkatësia etnike
Përmbledhës apo realizues i të dhënave të mos jetë enti i statistikave pasi neve nuk kemi besim në një ent i cili është një nacional dhe nga 9 departamente asnjë udhëheqës nuk është shqiptar. Ne kërkojmë që realizimin ta bëj Komisioni për Regjistrim Shtetëror i cili do të jetë në kuadër të Qeverisë, do të përzgjidhet nga Qeveria dhe do të mund ta realizojë këtë në mënyrë të denjët”-tha Skender Rexhepi, deputet i Alternativës.
Shumica vlerëson se kërkesat e opozitës nuk kanë bazë. Sipas tyre, Enti Shtetëror i Statistikave është organ i cili mbikëqyr dhe zbaton regjistrimin. Çdo organ tjetër sipas tyre, rrezikon procesin. LSDM akuzon opozitën se me kërkesat e tyre po kërkojnë zvarritjen e regjistrimit.
Unë do të parashtroj vetëm një pyetje: A duan ata që vërtetë të kemi regjistrim në vitin 2021 apo jo? Regjistrimi duhej të ishte bërë në vitin 2020. Propozimet e tyre të tilla kanë për qëllim prolongimin dhe heqjen dorë nga operacioni i madh i quajtur regjistrim pas 18 viteve”-pohoi Snezhana Kalevska, deputete e LSDM-së.
VMRO-DPMNE-ja do të propozojë rreth 30 amendamente. Kërkesa e tyre bazë mbetet regjistrimi përmes aparateve për detektimin e vijave papilare nga gishtërinjtë. Edhe për kreun e Kuvendit, propozim-Ligji për regjistrimin e popullsisë i plotëson të gjitha parakushtet e nevojshme për regjistrim me standard Evropian.