Tetë të rinj kanë humbur jetën nga a s f i k s i a me g a z në fshatin Tribistovë, Komuna Posushje, në jug të Bosnje e Hercegovinës.
Viktimat janë gjimnazistë dhe studentë, katër vajza dhe katër djem, të moshave 18-20 vjeç:
Ivan Miliçeviq, i lindur më 29 gusht 2001 në Posushje, me banim në Pokleçani afër Posushjes, Stipe Romiq, i lindur më 27 shtator 2001 në Posushje, me banim në Pokleçani, Mirela Rezo e lindur më 8 shtator 2001 në Zvicër, banuese në Posushje, Zhana Pavkoviq, e lindur më 15 shtator 2001 në Split, banuese në Vërpolje, Posushje, Mia Soldo, e lindur më 4 gusht 2001 në Split, me banim në Sutina, Posushje, Stipe Pavkoviq, i lindur më 22 shtator 2001 në Mostar, me banim në Vërpolje, Posushje, Marija Pavkoviq, e lindur më 16 prill 2001 në Split, me banim në Vërpolje, Posushje dhe Stjepan Jukiq, i lindur më 9 gusht 2001. në Mostar, me banim në Batin, Posushje, transmeton Tetova News.
T r a gj e d i a ndodhi gjatë festimit të Vitit të Ri.
Komisionari i policisë i Kantonit të Hercegovinës perëndimore, Millan Galliq, tha për televizionin N1 se policia ndodhet në terren dhe se h e t i m e t janë duke vazhduar.
“Sipas të gjitha gjasave, bëhet fjalë për a s f i k s i”, tha Galliq, për të shtuar se informacionet e tjera do të jenë në dispozicion pas kryerjes së hetimeve.
Qeveria e Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës shpalli 4 janarin ditë zi në këtë entitet.
Zyrtarët e Bosnjës, përfshirë anëtarët e Presidencës, Zhelko Komshiq dhe Shefik Xhaferoviq, u shprehën n g u sh ë ll i m e familjarëve.
Një tragjedi që nuk mbahet mend ka t r o n d i t u r Bosnjë e Hercegovinën prej se 8 a d o l e sh e n t ë kanë humbur jetën për shkak të h e l m i m i t me g a z gjatë natës së Vitit të Ri në vendin e quajtur Tribistovë të Komunës së Posushjes.
T r u p a t e tyre të p a j e t ë në mëngjes i kishin gjetur shokët e tyre që kishin kremtuar ndërrimin e moteve në një uikend-shtëpizë në fshatin fqinj.
Bëhet fjalë për katër m e sh k u j dhe katër f e m r a të moshës nga 18 deri 20 vjec, sic njoftojnë mediat boshnjake maturanët apo studentë të vitit të parë. Jozyrtarisht, sic njoftojnë mediat e atjeshme, adoleshentët kanë qenë në gjumë kur ka ndodhur derdhja e g a z i t.
Sipas policisë së Bosnjë e Hercegovinës rreth orës 10.00 policia ka marrë njoftimin për t r u p a t e p a j e t ë dhe ka shkuar në vendngjarje. Gjatë gjithë ditës raportohet se ka qenë e bllokuar hyrja në këtë fshat të Bosnjës gjatë e k s p e r t i z ë s së organeve kompetente.
Raportohet gjithashtu se në disa uikend-shtëpiza në vendin e t r a gj e d i s ë nuk ka pasur rrymë elektrike dhe të rinjtë janë detyruar të shfrytëzojnë burime alternative të rrymës.
Autoritetet e Komunës së Posushjes u kanë shprehur ngushëllime familjeve të v i k t i m a v e, duke iu bërë thirrje pronarëve të lokaleve në këtë rajon që të mos punojnë në shenjë respekti për v i k t i m a t thuhet në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Posushjes në Bosnjë e Hercegovinë.