Komuna e Drenasit është në mesin e shumë komunave të cilat janë goditur nga reshjet e shiut të cilat kanë shkaktuar vërshime.
Si pasojë e situatës së krijuar në këtë komunë deri më tani janë evakuuar 14 familje.
Kështu ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Ramiz Lladrovci.
“Falënderoj po ashtu gjitha ekipet të cilat që nga orët e hershme të mëngjesit, kanë ndihmuar dhe evakuuar qytetarët e rrezikuar, përkatësisht 14 familje me rreth 47 anëtar, të cilat janë strehuar në hotelet e qytetit”, ka shkruar Lladrovci. /Telegrafi/