Vajza më e vogël e presidentit të SHBA, Donald Trump, Tiffany, është fejuar me të dashurin e saj Michael Boulos.
Në ditën e fundit të babait të saj si i pari i SHBA-së, ajo e ka postuar në Twitter një fotografi nga ambientet e Shtëpisë së Bardhë.
“Ka qenë një nder të festoja shumë momente dhe ngjarje historike, si dhe të krijoja kujtime me familjen time këtu në Shtëpinë e Bardhë, por asnjë nga ta nuk ishte kaq i veçantë sa fejesa me të dashurin tim të mrekullueshëm. Ndihem e bekuar dhe e ngazëllyer për kapitullin e ri”, ka shkruar ajo.
Tiffany është vajza e vetme e Donald Trump nga martesa e tij e dytë me modelen dhe aktoren Marla Maples. Ajo është studente e drejtësisë në Universitetin Georgetoën në Washington DC. l.k
It has been an honor to celebrate many milestones, historic occasions and create memories with my family here at the White House, none more special than my engagement to my amazing fiancé @MichaelZBoulos!Feeling blessed and excited for the next chapter! ❤️ pic.twitter.com/XeoSceoH8N
— Tiffany Ariana Trump (@TiffanyATrump) January 19, 2021