Ballina Shëndeti Pse vaksinat po bëhen në krah dhe jo në pjesë të tjera...

Pse vaksinat po bëhen në krah dhe jo në pjesë të tjera të trupit?

Në mbarë botën ka nisur ajo që konsiderohet si fushata më e madhe e vaksinimit në histori. Imazhet që dalin kudo janë ato të njerëzve që kanë njërin krah të zhveshur ku injektohet vaksina.

E natyrshëm lind pyetja: Pse vaksina bëhet në krah dhe jo në pjesë të tjera të trupit, p.sh në hundë që preket më shumë nga virusi apo edhe në të ndenjura?

Vaksinat në hundë aplikohen në disa vende si Mbrëtërinë e Bashkuar apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Se pse vaksina bëhet në krah, ka disa arsye të forta e të mira.

Së pari: Ndryshe nga pjesët e tjera të trupit, muskujt kanë një furnizim të shkëlqyer me gjak dhe shërbejnë për të shpërndarë vaksinën në mënyrën e duhur në trup.

Tradicionalisht është menduar se të pasmet janë një vendi i përshtatshëm për vaksinimin por shtresat e dhjamit nuk përmbajnë qelizat e përshtatshme që nevojiten për të nxitur përgjigjen e sistemit imunitar.

Antigeni mund të kërkojë më shumë kohë që të arrijë qarkullimin e depozitohet në dhjam e si rrjedhojë vonon që të kontaktojë qelizat që lidhen me sistemin imunitar.

Po ashtu, reagimet serioze në injektimet muskulore janë të rralla.