Nëpunësit policorë të SPB Kumanovë, më datë 02.02.2021, rreth orës 04:00, në Qendrën tregtare në Kumanovë, e kanë a rr e s t u a r personin me inicialet A.M.(40 vjeç) nga Kosova gjatë përpjekjes që me f o r c ë të grabisë shumë të madhe të parave nga bankomati i vendosur në këtë qendër tregtare.
Siç njoftojnë nga MPB, pas ndërmarrjes së aktiviteteve, në lidhje me këtë vepër p e n a l e, në vendkalimin kufitar në Jazhincë janë a rr e s t u a r personat me inicialet F.L. (42), B.H. (39) dhe B.A.(50) të gjithë nga Kosova.
Kundër të a rr e s t u a r v e është parashtruar kallëzim p e n a l deri te Prokuroria përkatëse në Kumanovë, ndërkaq nga gjykatësi i procedurës paraprake u është caktuar masa e p a r a b u r g i m i t./TV21