Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt nuk e ka kaluar pragun zgjedhor.
Kur janë numëruar më shumë se 95 % të votave, Nisma Socialdemokrate ka siguruar vetëm 2.63 % ose 19,928 vota.
Në ndërkohë shansi i vetëm që kjo parti të jetë pjesë e Kuvendit të Kosovës mund të jenë votat me kusht dhe ato nga diaspora që pritet të numërohen.
Partia e Fatmir Limajt nuk janë deklaruar lidhur me këtë rezultat aspak të kënaqshëm për ta dhe pritet të shihet nëse nesër do ta bëjnë një gjë të tillë.
https://youtube.com/playlist?list=PLwDxg3Iu5-JsP83iCKmqjqSzx_bCIDu8W