Ballina Aktualitet Kultura Muzika e qytetit të Elbasanit dhe tiparet e ahengut në një studim...

Muzika e qytetit të Elbasanit dhe tiparet e ahengut në një studim (VIDEO)

Nga Leontina Nika

Muzika e qytetit të Elbasanit vjen e përmbledhur ne nje studim nga Mikaela Minga. Monografia me titull “Tinguj që rrëfejnë, tinguj që rrëfehen”, ka në fokus traditën muzikore urbane të Elbasanit.

Në këtë studim evidentohen personalitetet që i dhanë zë kësaj muzike si Isuf Neziri apo Mehdi Zena dhe instrumentistët e kohës.

Pas muzikës urbane të Korçës Mikael Minga përmbledh në një monografi muzikën e qytetit të Elbasanit.

“Në rastin e Elbasanit u përqendrova në të shkuarën që ruhej në arkive dhe e studiova si dokument dhe e risolla si dokument”, është shprehur ajo.

Materiali i marrë në shqyrtim përfshin kryesisht shiritat muzikor të regjistruar në vitet 60 – 80.

Qëllimi kryesor sipas studiueses ka qenë humanizimi i të shkuarës. Si pioner të kësaj muzike rendit Isuf Nezirin, dhe një meritë të veçantë i dedikon edhe fesë Bektashi.

Mehdi Zena ka qenë një prej këngëtarëve, më të cilin studiuesja ka zhvilluar biseda të gjata për të kuptuar edhe thelbin e kësaj muzike, e cila si tipar kryesor ka ahengun

Por shpesh shumë prej kontribuesve kanë mbetur edhe në hije, pasi ata e kanë kenduar këtë muzikë në gëzime familjare apo ne piknik

Ndërsa Minga i mbështet argumentet dhe analizën e saj në, etnografike, ashtu dhe arkivore, paralelisht ajo ndërton për lexuesin edhe një histori kritike të dijes folklorike gjatë diktaturës në Shqipëri. Në këtë kuadër, monografia na jep mundësinë të kuptojmë aktorët, proceset institucionale, teknologjike, pushtetare dhe ideologjike, që i dhanë formë praktikave dehumanizuese dhe regjimit tingëllor socialist./abcnews.al