Ballina Shëndeti Këshilla Po gatuani mishin? Kjo është koha e duhur kur duhet hedhur kripa

Po gatuani mishin? Kjo është koha e duhur kur duhet hedhur kripa

Kripa ka aftësinë të transformojë plotësisht shijen e gatimeve tona.

Na ndodh të gjithëve që shpesh të tregohemi dorëlëshuar ose të pavëmendshëm me kripën. Megjithatë, sfida më e madhe me kripën qëndron tek koha e shtimit të saj në gatim.

Sipas agroweb.org, kur gatuani mish, kripa duhet hedhur që në fillim. Gjatë gatimit, qelizat e mishit mbyllen dhe fishken. Për pasojë, mishi nuk arrin të përthithë aromat dhe shijet.

Rekomandohet që kripa të hidhet bashkë me erëzat e thata që mishi t’i përthithë ato më mirë.

Ju mund ta tresni kripën në pak ujë dhe ta hidhni që në skuqjen e mishit apo të shpendëve./abcnews.al