Elit Ziberi është këngëtare e re dhe aktive në Maqedoni dhe më gjërë. Me të kemi biseduar për sfidat e këngëtarëve në kohë pandemie dhe për karrierën e saj.
Ajo tregoi se është e angazhuar edhe si arsimtare e muzikës në shkollën “Istikbal” në Tetovë por gjithashtu po punon për projektet e saja, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ajo gjithashtu ka treguar për një plan për koncert të grupit Elita 5, ku bën pjesë edhe prindi i saj Arif Ziberi, duke thënë se planifikohet një koncert në Pallatin e Kulturës në Tetovë me titullin “Elita&friends”.
Për sfidat e këngëtarëve në kohë pandemie, ajo ka thënë se tani është edhe duke kursyer për shkak të mungesës së të ardhura.
Për përdorimin e rrjeteve sociale ajo ka thënë se kohëve të fundit i ka përdorur për të ardhura shtesë nga reklamat që ajo i bën nëpërmjet llogarive të saj. “Mu më ka dal për hajr puna me promovim nëpër rrjetete sociale”.
“Si jam marr edhe me shkollën kohëve të fundit, e kam lënë anash punën me projekte muzikore. Janë gati dy projekte shumë të bukura të zhanrit rn&b” ka paralajmëruar Ziberi në lidhje me projektet muzikore për të ardhmen.
“Nëse ke kualitet edhe paguhesh, edhe atë mirë. Nuk është keq” ka shtuar ajo kur është pyetur për përfitimet që i kanë këngëtarët.
Elita Ziberi në fund ju ka bërë thirrje të rinjëve që të angazhohen dhe të punojnë nëse kanë talent.