Ballina Aktualitet ASH-AAA : Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet as me pudër,...

ASH-AAA : Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet as me pudër, as me ngjyrë e as me rrena

Shëmtia e BDI-së nuk mund të mbulohet as me pudër, as me ngjyrë e as me rrena. Kështu thuhet në reagimin e koalicionit opozitar shqiptar, Aleanca për Shqiptarët- Alternativa, drejtuar ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, i cili sot të punësuarve në MPJ u ka blerë trotinet elektrik, si pjesë e diplomacisë së gjelbër.

“Blerja e disa trotineteve për të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Jashtme është vetëm një tentim për të mbuluar luksin e funksionarëve të BDI-së. Në prag të zgjedhjeve lokale, Bujar Osmani dëshiron tu hedh hi syve të qytetarëve, përderisa bashkëpartiakët e tij, kryetarët e Komunave të Dibrës, Strugës, drejtorë të ndërmarrjeve publike, si dhe vetë Qeveria, shpenzojnë miliona denarë për vetura të shtrenjta. Tani që ministri ka dështuar në çdo fushë të përgjegjësisë dhe ka sjellur diplomacinë tonë dhe procesin integrues ne gjendje kolapsi, i del kohë të bëjë PR koti me trotinet 200 euroshe. Urojmë që së paku t’i ketë blerë me çmim të tregut, duke patur parasysh të kaluarën e tij përplot dyshime korruptive kur është fjala për tenderë publik”, thuhet në reagimin e ASH-AAA.