Ballina Argëtim Urimin më të bukur për ditëlindje, Dua Lipa e mori nga vjehrri...

Urimin më të bukur për ditëlindje, Dua Lipa e mori nga vjehrri i saj

Një ditë më parë, Dua Lipa festoi 26 vjetorin e lindjes. Këngëtarja festoi mes miqsh, familjarëve dhe kunatës së saj, Bella Hadid. Urimet ishin të shumta, mes së cilëve ka spikatur ai i babait të së dashurit të saj.

Mohamed Hadid postoi në rrjete sociale një foto, të cilën e shoqëroi me disa fjalë të ëmbla për artisten shqiptare. “Ditëlindja më e lumtur për më të talentuarën, të zgjuarën dhe zërin e një engjëlli…dhe dashurinë e djalit tim Anwar. E mrekullueshme.”, shkruan ai.

Kujtojmë që Dua qëndroi në Shqipëri për pushime pak javë më parë. Pasi inspektoi punimet e kopshtit që po ndërtohet nga fondacioni i saj, Dua bashkë me familjarët, të dashurin dhe miqtë shijuan bukuritë e jugut të vendit. /abcnews.al