Ballina Aktualitet Konfirmohet lajmi i gazetarit Furkan Saliu, jep dorëheqje drejtori ekonomik i Spitalit...

Konfirmohet lajmi i gazetarit Furkan Saliu, jep dorëheqje drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi

Gazetari i mirënjohur Furkan Saliu dje publikoi në facebook një status ku thoshte:
Përfundon mbledhje e Qeverisë.
– Askush nuk ka ofruar dorëheqjen, përveç drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës, Artan Etemi. Por në këtë moment, askush nuk është i shkarkuar.
– Qeveria do të kërkojë ndihmë ndërkombëtare për hetimin e rastit.

Drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi ka ofruar dorëheqje në shenjë të përgjegjësisë morale për tragjedinë që ndodhi në spitalin modular të Tetovës. Ai ka publikuar një status në facebook:

Duke ndjerë dhimbjen e thellë nga tragjedia që ndodhi në qendrën modulare në Tetovë, si dhe duke qenë prezent vetë në vendin e ngjarjes, nga pamjet trishtuese që kam përjetuar duke nxjerrë edhe vetë me duart e mia kufomat e viktimave, në cilësinë e drejtorit ekonomik të Spitalit të Tetovës jap dorëheqjen time si një akt moral.
Qëndroj besnik në parimin se organet hetuese dhe ekspertët e angazhuar ndërkombëtar do zbulojnë arsyen e vërtetë se si erdhi deri te tragjedia që ndodhi në qendrën modulare dhe që theu zemrat tona.
Bashkëndjej dhimbjen me familjarët e viktimave.
Artan Etemi
10.09.2021
Tetovë

Bonus Video:

https://youtu.be/zLA8G2izuOM