Jeta e përditshme i bën gomat e makinës tuaj të konsumohen, por ka kaq shumë mënyra për të zgjatur jetën e tyre. Në rrethana normale, cikli i jetës së gomave të makinave nuk duhet të kalojë 3 vjet, në rast se ndjekim me respekt rregullat e përdorimit të duhur.
Kontroll i shpeshtë i presionit
Mënyra më e lehtë dhe më e shpejtë për të siguruar jetëgjatësinë e gomave të makinës është pa dyshim inspektimi i tyre i shpeshtë. Rregulli i artë është kontrolli i presionit të gomave pasi parandalon konsumimin e parakohshëm. Nëse një gomë nuk ka presionin e duhur, deformohet në kontakt me asfaltin, nxehet dhe në të njëjtën kohë rrit rezistencën e rrotullimit.
Mbrojtje nga dielli
Një mënyrë tjetër e lehtë për të zgjatur ciklin e jetës së gomave është mbrojtja e tyre nga dielli gjatë muajve të verës. Nëse nuk gjeni një vend me hije, atëherë përdorni një mbulesë.
Balancimi-shtrirja
Balancimi i rrotave do të parandalojë konsumimin më të shpejtë duke zgjatur jetën e tyre. Pra, nëse vëreni dridhje të pazakonta në sistemin drejtues të makinës ose tendencën e makinës për të devijuar nga rrjedha e saj, atëherë duhet të kontrolloni balancimin e rrotave..
Zakonet e vozitjes
Mënyra se si ngasim ka një ndikim të drejtpërdrejtë në gjendjen e gomave. Prandaj, vozitja e duhur rrit ndjeshëm jetëgjatësinë e gomave.
Zgjedhja e gomave
Eksperimentet me madhësinë ose llojin e gomave mund të na kushtojnë shtrenjtë. Prandaj, duhet të ndjekim specifikimet e prodhuesit. /abcnews.al