Ballina Aktualitet Teuta Arifi: “Shëndeti dhe mbrojtja sociale kanë qenë gjithmonë një shtyllë e...

Teuta Arifi: “Shëndeti dhe mbrojtja sociale kanë qenë gjithmonë një shtyllë e politikës”

Shëndeti dhe mbrojtja sociale kanë qenë gjithmonë një shtyllë e politikës së kryetares, me tendencë të përparimit të mëtutjeshëm. Së bashku me ekonominë lokale, ne do të krijojmë një kartë sociale për të gjithë qytetarët në vështirësi, që t’i përballojnë harxhimet për ushqimet e tyre të përditshme. Nëpërmjet kësaj karte do të jenë falas shërbimet publike, sikurse transporti publik. Mbajtësit e kartës do të kenë të drejtë të marrin falas një sasi të kufizuar të ushqimeve bazë, nën koston e komunës. Për personat me pengesa në zhvillim, të moshuarit pa mbështetjen e familjes, ne do të krijojmë një shërbim për shpërndarjen e produkteve për nevojat e përditshme.

Çelësi për t’i integruar njerëzit me lëvizshmëri të kufizuar në shoqërinë tonë dhe për t’i bërë të gjithë shërbimet publike plotësisht të arritshme për ta është qasja jonë. Gjithashtu, do të instalojmë rampa për karrige me rrota dhe sistem udhëzues për njerëzit e verbër nëpër të gjitha rrugët kryesore të qytetit dhe do t’i inkurajojmë bizneset private që ta përmirësojnë qasjen ndaj tyre. Do të ndërtojmë banesa sociale, duke ofruar apartamente të përballueshme për njerëzit në nevojë. Banesat sociale do të zbatohen në partneritet me ndërtuesit privatë dhe pronarët e apartamenteve dhe me mbështetje nga komuna.

Përgjatë katër viteve realizuam:
Mbështetje për fëmijët me aftësi të kufizuara përmes asistentëve arsimorë në 10 shkolla fillore.

Hapja e Qendrës së Kujdesit Ditor për fëmijët me pengesa në zhvillim të moshës 2-14 vjeç.
Kuzhina tradicionale ka vazhduar çdo ditë me gatimin e 100 vakteve për fëmijët e varfër.
Janë dhënë tableta për të gjithë nxënësit e familjeve me përkujdesje sociale për të ndjekur mësimin online.

Është siguruar internet falas për këta studentë që ta ndjekin mësimin online.
Është hapur dhe funksionon Qendra për Shërbime Sociale në kuadër të Komunës së Tetovës.

U hap kabineti i Alfabetit Bra për studentët me shikim të dobët ose të verbër. Një mësim aktiv për këta studentë u organizua për çdo ditë në këtë kabinet.
Organizuam turneun ndërkombëtar në SHAH për personat e verbër.
Është themeluar dhe funksionon Këshilli për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit.

Projektet e ardhshme:
Bukë falas për çdo familje në gjendje të rëndë sociale.
Ndërtimi i banesave sociale.
Sigurimi që çdo institucion publik të ketë infrastrukturë të përshtatur
për personat me pengesa në zhvillim.