Ballina Aktualitet Lajme Sadi Bexheti takim me qytetarët e nënëdegës Qendër-Tetovë

Sadi Bexheti takim me qytetarët e nënëdegës Qendër-Tetovë

Vazhdon fushata intensive e kandidatit të PDSH për kryetar të komunës së Tetovës Prof.Dr.Sadi Bexheti dhe bartësit të listës së këshilltarëve z.Pajtim Thaci.

Në bashkëbisedim me banorët e nënëdegës Qendër-Tetovë, qytetarët e këtij vendbanimi u ankuan se kryetarja aktuale e Tetovës znj. Teuta Arifi jo vetëm që nuk ka bërë asgjë në këto 8 vite por situate ka degraduar në kufi të alarmantes. Banorët theksuan se si është e mundshme që kryetarja aktuale e Tetovës kandidon prapë kur ajo jeton në Shkup dhe dëshiron të udhëheqe prapë me Tetovën.

Prof.dr.Sadi Bexheti theksoi se unë si kryetar i ardhëshëm i komunës së Tetovës do të jem në shërbim të qytetarëve, konkretisht për këtë vendbanim me projektet që i kam do ta rregullojmë kaosin e parkingjeve, do të bëjmë sanimin e rrugëve, do të ndërtojmë kënde për fëmijë, çerdhe për fëmijë, shkollës fillore “Liria” i duhet një godinë e re me të gjitha parametrat dhe standardet europjane.

Gjithashtu kandidati për kryetar kumne prof.dr.Sadai Bexheti theksoi se ka angazhuar për këshilltarë ekspert të mirënjohu ndërkombëtar për zgjidhjen e shpejtë të problemve me të cilën ballafaqohen banorët e komunës së Tetovës.

Ju ftojë që të dilni në mënyrë sa më masovike në zgjedhje dhe duke më votuar mua Sadi Bexhetin për kryetar komune dhe listen e këshilltarëve të PDSH-së pra numrin 11, me votën tuaj për ne ju do të na mundësoni që t`ia fillojmë menjëherë punës, theksoi në fund prof.dr.Sadi