Ballina Aktualitet ASH: Ramiz Merko po tenton të mashtrojë qytetarët e Strugës me asfalt...

ASH: Ramiz Merko po tenton të mashtrojë qytetarët e Strugës me asfalt pa kritere (Video)

Aleanca per Shqiptaret ne Struge ka akuzuar kryetarin e komunes, Ramis Merko se po mundohet të mashtrojë qytetarët e Strugës me asfalt pa kritere, shkruan gazeta LAJM.

“Ditëve të fundit jemi dëshmitarë të një euforie asfaltimesh nga ana e Komunës së Strugës dhe Ramiz Merkos. Edhe pse në fushatë zgjedhore dhe pa të drejtë ligjore, kryetari aktual i komunës po shtron rrugë e rrugica me asfalt, pa kriter, pa kurrfarë standardi, diku 2 e diku 4 centimetra trashësi, vetëm që t’i mashtrojë qytetarët në prag të zgjedhjeve e për një votë plus.

Por, kur qëllimet i ke të këqija, planet të dështojnë e natyra të turpëron. Shiu që filloi mbrëmë e që vazhdon gjatë ditës, nxorri në shesh krejt mashtrimet e Ramiz Merkos. Miliona denarë, qindra mija euro të qytetarëve të Strugës kanë shkuar kot sepse asfaltimet janë bërë “shkel e shko”. Me vetëm një xhiro nëpër rrugët e qytetit, do të vëreni se rrugët e reja të asfaltuara në fushatë zgjedhore janë mbushur me ujë e janë të pakalueshme nga qytetarët. Kjo shkakton kaos në komunikacion dhe pengesa të mëdha në lëvizjen e qytetarëve.

Prandaj, të nderuar, mos u mashtroni tani. Mos u besoni premtimeve të atyre që për 3 mandate janë bërë mjeshtër të mashtrimeve. Edhe pak ditë kanë ngelur dhe Struga do të marrë frymë lirshëm. Do të lirohet përfundimisht nga personat e papërgjegjshëm, të cilët vetëm janë pasuruar në kurriz të qytetarëve dhe institucionet i trajtojnë si pronë personale të tyre. Asgjë më shumë.

Më 17 Tetor, pa shumë bujë, me buzë në gaz e me ballin lartë. Rrethoni numrin GJASHTË, votoni PASTËR e ta çlirojmë Strugën tonë të bukur!”, tha Nijazi Xhumkar, bartësi i listës së kandidatëve për këshilltarë – Strugë.