Në këto zgjedhje ne kemi oponentë politik që i shmangen debateve apo që katër vite kanë fjetur. Kështu deklaroi Fadil Zendeli, kandidati i Lëvizjes “BESA”, për kryetar komune në Gostivar në bashkëbisedimin e zhvilluar me Forumin e Gruas të këtij subjekti në Gostivar. Duke iu referuar arsimit, Zendeli premtoi depolitizim të këtij sektori dhe se nëpër shkolla nuk do të pranohen më punonjës sipas përkatësisë partiake, por sipas meritokracisë.
“Dalim ne me një ofertë reale, ofertë që është në përputhje me interesimin e qytetarëve të Gostivarit. Përmes projetit tonë, programit tonë politik dëshirojmë t’u forojmë zgjidhje problemeve reale që ka komuna jonë duke u nisur nga ato që janë të ndjeshme, me proceset që zhvillohen në arsim pasi ne e dimë se kemi politizim të arsimit, pranim të kuadro arsimore sipas përkatësisë partiake dhe partizim në funksionim e shkollave tona. Kjo nuk është ajo që ne pretendojmë. Një shoqëri demokratike, evropiane nuk duhet të politizojë arsimin, pasi nga arsimi, ato nxënës që kemi në shkollat fillore dhe të mesme, ne nesër pretendojmë të ndërtojmë një shoqëri demokratike, shoqëri e përparuar, shoqëri që do të jetë ardhmëria e fëmijëve tanë, të rinisë sonë”, deklaroi Fadil Zendeli, kandidat i Lëvizjes “BESA” për kryetar komune në Gostivar.
Oferta jonë pos depolitizimit të arsimit premton edhe mbajtja e rinisë në vendlindje, tha më tej Zendeli.
“Ka mundësi sesi këto procese ne ti shtyejmë përpara. Këto çështje shythen para vetëm duke u marrë me problemet ekonomike, me krijimin e vendeve të reja të punës, duke u marrë me standardin e qytetarëve, duke tentuar të sjellim investitorë të huaj këtu, duke tentuar që mërgatën tonë që e kemi shumë të fuqishme me bizinese të jashtëzakonshme, që ka menaxher të suksesshëm në kompani të ndryshme evropiane, gradualisht ti bindimi se edhe këtu te ne mund të zhvillohet biznesi. Për t’u arritë kjo, duhet iniciativë dhe të punojë me ata, pasi ajo mërgatë është familja jonë, vëllezërit tanë, motrat tona dhe ato kanë interes pasi kanë dashuri për vendin e vetë. Ne duhet ti bindim e të ju krijojmë kushte, pasi ajo nuk shkon vetëm me dashurinë familjare. Dashuria e tyre për vendlindjen duhet të shndërrohet në një interes ekonomik të tyre, pasi ato edhe për shkaqe ekonomike janë larguar”, deklaroi më tej Fadil Zendeli, kandidat i Lëvizjes “BESA” për kryetar komune në Gostivar.
Zendeli tha se rëndësia e gruas në shoqëri dhe politikë është jetike për progresin dhe zhvillimin e vetëdijes politike shoqërore, për çka kërkoi nga ato angazhim maksimal në këto zgjedhje lokale për të korrur fitore.