Në seancën e djeshme parlamentare u diskutua projektbuxheti i vitit 2022. Nuk munguan debatet e forta teksa kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD, Lulzim Basha merrnin fjalën njëri pas tjetrit.
Një moment pikant që nuk u pa në parlament ishte kur kreu i qeverisë vepron i irrituar duke shtyrë me dorë Elisa Spiropalin.
Kjo ndodhi kur fjalën e kishte kreu i selisë blu dhe hidhte akuza të njëpasnjëshme kundër qeverisë.
Me sa duket me këtë nuk pajtohej Ministrja eShtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Spiropali. Kjo e fundit nga karrigia e saj përpiqej të kundërshtonte Bashën.
Në këtë moment kryeministrin nuk e kanë mbajtur nervat dhe ka shtyrë me dorë Spiropalin për t’i thënë që të pushojë.
https://youtu.be/F53CAKro5vg
https://youtu.be/AI_j_wkv4OA
https://youtu.be/Oky6rne28Ro
https://youtu.be/aszSMv6lFa4
https://youtu.be/4GHM9gN9_CQ
https://youtu.be/lTAMFlVns9g