Ballina Aktualitet Basha “hap kartat”: Të tjerë persona presin që të shpallen non grata

Basha “hap kartat”: Të tjerë persona presin që të shpallen non grata

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Basha është shprehur se do të ketë të tjerë persona që do të shpallen “non grata”.

“Për disa vendime të mijat, në pamje të parë, mund të duket se i turbullojnë demokratët, mund edhe t’ja arrini për një kohë të shkurtër, por demokratët kanë mençurinë për të dalluar të keqen nga e mira, për të dalluar ata që bëjnë sikur luftojnë, dhe ata që vërtetë janë në betejë me regjimin e Edi Ramës.

Çfare pune ka me PD, por nëse doni edhe me Sali Berishën: Qifja, Suel Çela, Rrahman Rraja, Tom Doshi? Shumë njerëz jo vetëm demokratët pyesin: C’ne keta me Kuvendin e Partisë Demokratike?

Pse kaq të investuar këta për nje akt të tille? Shpjegimi është i thjeshtë: Disa duan të jenë faktorë në PD dhe të vijojnë aferat e tyre korruptive e kriminale me PD-në siç kanë bërë e bëjnë me PS e Ramës. Disa të tjerë, që presin të shpallen non grata, u intereson kjo perplasje per te mbrojtur veten e tyre.

Të gjithë këta që përmenda në një formë a tjetër janë njerëzit e Ramës, i shërbejnë vetëm Ramës, nuk vrasin mendjen as shqetësohen që demokratët janë pa bukë, janë nën presionin e pushtetit, janë papunë”, ka thënë Basha./albeu.com/