Policia e Tetovës gjatë fundjavës së kaluar dhe disa ditë më parë ka regjistruar tre aksidente trafiku në magjistralen Tetovë-Shkup, ku si shkaktarë kanë qenë kafshët e egra.
Në këto tre raste të pazakonta, të gjitha në pjesën e autostradës afër Grupçinit, bëhet fjalë për derrat e egër që janë përplasur nga automjetet, të cilat kanë kaluar vetëm me dëme materiale dhe pa persona të lënduar.
– Në këtë zonë, pavarësisht rrethojës mbrojtëse, ata kanë arritur të hyjnë në rrugë dhe të rrezikojnë sigurinë në komunikacion. Po ashtu qentë e pastrehë janë shkaktari më i madh i këtij lloji të aksidenteve këtë vit (48), dhe numri i përgjithshëm i të cilëve në rajonin e Tetovës deri më tani ka shkuar në 58. Sektori për Punë të Brendshme – Tetovë me këshilla për kompanitë e gjuetisë në kuadër të kompetencave të tyre që të ndërmarrin masa dhe të kontribuojnë për siguri më të madhe të të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës i SPB Tetovë.
Gjatë vitit ka gjithsej gjashtë aksidente në të cilat janë përfshirë derrat e egër, por ka raste kur janë përplasur edhe lepuj, mace dhe një ari./TetovaNews
VIDEO bonus:
https://youtu.be/zmVUU96bPFA
https://youtu.be/n1mqwDIARIE