Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë ka njoftuar për një rast të dhunës familjare që ka ndodhur dje në Gostivar. Biri, 33-vjeçar ka sulmuar me mjet të fortë nënën e tij.
“Dje, rreth orës 15:30, në Gostivar, policët e Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë – Sektori i punëve të brendshme Gostivar, kanë arrestuar 33-vjeçarin nga Gostivari, E.Sh., i cili gjysmë ore para, në shtëpinë në Gostivar, fizikisht ka sulmuar nënën e tij, 49-vjeçare. Sipas denoncueses, gjatë sulmit ai ka përdorur edhe mjet të fortë. Zbardhet dhe dokumentohet rasti, pas çfarë kundër E.Sh. do të vijojë shkresë përkatëse”, thuhet në njoftim, transmeton TV21.
Video bonus:
https://youtu.be/TKj83jK-K2E