Nga Neshat Mehmedi
Të dashur miq, familjarë dhe ju bashkëkatundar, dje në sallën e Komunës së Tetovës, më 11.XII.2021, e shtunë, u përurua libri im “ DËBIMI I SHQIPTARËVE nga Kosova për në Malësinë e Tetovës dhe anasjelltas”. Në këtë përurim më nderuan me pjesëmarrjen e tyre përfaqësues nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Konsulli i Përgjithshëm z. Agim Krasniqi dhe z. Faruk Bytiçi.
Me prezencën e tij me ka nderuar mua dhe Malësinë e Sharrit filantropi, humanisti i përmasave kombëtare dhe biznesmeni i përmasave ndërkombëtare, z. Lazim Destani, pa ndihmën financiare të Tij, ky libër me 1008 faqe dhe kolor, s’do ta shihte kurrë dritën e botimit!
Falenderoj gjithashtu stafin e redaksisë si redaktorin, recensentët, lektorët, radhitësit, dizajnerët.
Me pjesëmarrjen e tyre më nderuan profesorë, mësues, media, studio “Bora”, mysafirë, bashkëkatundarë dhe anëtarë të familjes sime.
Të dashur miq e mikesha, shokë, familjarë dhe Ju që më ndihmuat shumë në këtë libër andej e këndej kufirit administrativë nga katundet e Opojës: nga Bresana, Kuklibegu, Kuki, Kosava, Pllajniku, Shajnja, Renci, Zymi, Buçja, Breznja, Bellobradi, Brruti, Zgatari, Buzezja, Blaçi, Zaplluxha, nga katundet e rrethit të Prizrenit; Lubinjës së Epërme dhe Lubinjës së Poshtme, Lubiçevës, Hoçës së Qytetit, Poslishtit, Kushtrimit, Zhurit, Vlashnjës, Nashecit, Arbanës, Petrovës , Zojzit, si dhe stafin udhëheqës të dy shoqatave humanitare të Republikës së Kosovës; të Kryqit të Kuq të Kosovës dega në Prizren dhe shoqatës Humanitare bamirëse “Nënë Tereza” në Prizren. Ju të katundeve të Malësisë së Sharrit të Tetovës: Bozovca, Veshalla, Brodeci, Vica, Shipkovica, Gajrja, Sellca, Llaca, për këtë Ju kërkoj ndjesë, nga pamundësia për t’ju bërë ftesë publike të gjithëve, duke marrë parasysh kohën jo shumë të përshtatshme dhe pandemisë.
Unë dhe familja ime i jemi shumë mirënjohës z. Lazim Destani për përkrahjen dhe mbështetjen e pa rezervë! Zoti e bekoftë Lazim Destanin familjarisht!
FJALA PËRSHËNDETËSE
Të nderuar miq nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Shkup, Konsuj të përgjithshëm z. Agim Krasniqi dhe z. Faruk Bytiçi me punë në Konsullatën e Strugës,
Të nderuar profesorë nga Kosovëa, nga Tetovëa, mësues, mediat, studio “Bora”, mysafirët, bashkëkatundarët të mi si dhe Ju familjarë!
Më lejoni që në emrin tuaj dhe në emrin e qindra familjeve që në vitet e luftës e përjetuan largimin nga trojet e veta, ta falënderoj filantropin shqiptar z. Lazim Destani, i cili e financoi botimin e këtij libri, që sot e kemi në dorë, për të mos u harruar historia, që kemi vuajtur ato vite të vështira të dhunës sllave.
Falë bashkëvendësit tim Zotit Lazim Destani, sot në këto faqe të këtij libri kemi dhembjen e banorëve të katundeve të Malësisë së Tetovës dhe bujarinë e qindra familjeve në Kosovë, si në fshatrat e Opojës, Vrrinit, në fshatrat e Grykës së Sharrit dhe në Prizren, Suharekë, Gjilan, të cilët ende pa i mbyllur plagët e veta të luftës, na pranuan dhe u kujdesën për ne siç u kujdesen për anëtarët e familjeve të tyre.
Me këtë rast dua t’i falënderoj edhe ata që më ndihmuan në përgatitjen e librit.
Në radhë të parë falënderoj z. Bedri Halimin redaktorin e librit,
Recensentët e librit Prof. Dr. Bexhat Asanin, Prof. Dr. Besim Muhadrin, Besim Cengun, prof. Lola Shehun
Korrektorin Vllaznim Kamberin
Lektorin Xhemil Mehmedi
Falënderoj, Dr. Nexhat Çoçaj që e bëri realizimin e kopertinës, ndërsa për radhitjen kompjuterike i falënderoj Liman, Besir, Lavdrim Mehmedin dhe Hasim e Hamdi Merxhanin
Për t’i falënderuar kam edhe shumë njerëz tjerë që më kanë ndihmuar në përgatitjen e librit, e që të mos e harroj ndonjërin, dua t’i falënderojë të gjithë pa përjashtim, andej e këndej kufirit administrativ.
Dhe në fund gjej rastin ta falënderoj familjen time, e në veçanti nënën time, që më kanë duruar me vajtjet e ardhjet e mia, duke ua shpenzuar edhe paratë e kafshatës së gojës.
Edhe një herë ju falënderoj përzemërsisht të gjithëve, ju uroj jetë të gjatë, shëndet dhe mbarësi familjare! Shpresoj të takohemi në promovime të tjera!
Ju Faleminderit!