Kallëzim penal kundër një 47-vjeçari nga Haraçina
Qendra Rajonale për Çështje Kufitare Veri ka ngritur kallëzim penal kundër personit me inicialet Sh.R.(47 vjeç) nga fshati Haraçinë, Shkup, për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për kryerjen e veprës penale “falsifikim i dokumentit” dhe “mosveprim sipas rregullave shëndetësore gjatë një epidemie”.
Me datë 06.10.2021, në vendkalimin kufitar Tabanovcë, i raportuari ka dorëzuar testin PCR të falsifikuar.