Policia italiane ka goditur dy kriminale shqiptare të cilave iu është sekuestruar një pasuri mbi 2 milionë euro, përfshirë makina, pasuri të paluajtshme dhe para. Dy grupet kriminale shqiptare kishin aktivitetin e tyre kriminal në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike. Ata vepronin në zonën Venetos. Gjithashtu janë vendosur nën hetim 33 persona ndërsa 18 prej tyre u arrestuan të flagrancë.arresto polizia-2
Ata ishin në hetim dhe vepronin në Venecia, Padova, Treviso dhe Verona, dhe trafiku i tyre i drogës shtrihej deri në Lombardi dhe jashtë saj, shkruajnë mediat italiane.
Në këtë operacion u sekuestruan nga policia italiane 25 kilogramë kokainë dhe 11 kg marijuanë. Gjithçka nisi nga Policia Financiare e Venecias në bashkëpunim me Drejtorisë Antimafias italiane.