Mesditën e sotme gazetari Kastriot Myftaraj është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës ku banonte në lagjen “Ali Demi” në Tiranë.
Policia bën me dije se Muftaraj ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Burime për Euronews Albania bëjnë me dije se Myftaraj ishte diagnostikuar me
kancer para një jave dhe ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.
Në momentin që kreu aktin e rëndë në banesën e tij ka qenë edhe e ëma, 90-vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.