Një 45 vjeçare i ka dhënë fund jetës duke pirë fostosksinë në fshatin Cukalat të bashkisë Dimal. Të tronditur familja dhe të afërmit shprehen se e ndjera ishte një nënë dhe bashkëshorte shumë e mirë.
15 vite më parë ajo ishte divorcuar ndërsa nga kjo martesë kishte dy djem që ish bashkëshorti dhe ish vjehrra nuk e lanë kurrë që t’i shikonte, raporton shqiptarja.com. Martesa e saj e dytë sipas të afërmve po shkonte mirë por malli për fëmijët po i shtohej çdo ditë dhe më shumë.
Dëshira për të takuar fëmijët sidomos për festat e fundvitit shtohej edhe më shumë por ajo nuk ishte lejuar kurrë që t’u ndjente aromën.
“Malli për fëmijët e detyroi t’i jepte fund jetës”, kështu është shprehur fqinja njëkohësisht edhe një nga shoqet e saj me të cilën fliste shpesh.