Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në pallatin e sportit “Asllan Rusi”.
Një 16-vjeçar ka humbur jetën teksa ishte duke ndjekur një ndeshje basketballi.
Paraprakisht dyshohet se adoleshenti ka pësuar arrest kardiak.
“Sot më datë 24.02.2024, rreth orës 15:00, te pallati i sportit “Asllan Rusi”, një 16-vjeçar duke parë një ndeshje basketbolli, ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në fushë, dhe më pas ka ndërruar jetë në spital. Paraprakisht dyshohet se 16-vjeçari ka pësuar arrest kardiak”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./vizionplus.tv