Ballina Kronika E rëndë në Greqi, shqiptari hyn për të grabitur shtëpinë e 28-vjeçares,...

E rëndë në Greqi, shqiptari hyn për të grabitur shtëpinë e 28-vjeçares, por tenton ta përdhunojë! E plagos me thikë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Keratsini, ku një 30-vjeçar shqiptar ka hyrë në një shtëpi për të vjedhur dhe ka tentuar të dhunojë 28-vjeçaren që banonte aty.

Në fund të janarit, i riu hyri në një shtëpi në rrugën Feron në Keratsini dhe kur pa bullgaren duke fjetur në banesën e saj tentoi ta përdhunonte.

Gruaja 28-vjeçare ka rezistuar dhe më pas ka nisur përleshja me 30-vjeçarin, i cili më parë ishte dënuar më parë për tentativë përdhunimi.

Më pas shqiptari ka tentuar ta dhunojë nën kërcënimin e thikës dhe ajo ka vazhduar të rezistojë dhe është plagosur në duar nga thika e sulmuesit.

Pas një ore, 28-vjeçarja ka arriutur që të largojë shqiptarin dhe të kërkojë ndihmë.

Ajo ka denoncuar ngjarjen në polici ndërsa ka mbetur e plagosur rëndë në fytyrë dhe në duar.

Efektivët e policisë ditën e djeshme kanë rënë në gjurmët e shqiptari, i cili është arrestuar./vizioplus.tv