Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi, ka njoftuar se ka filluar të përballet me një sëmundje të re.
“Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re”, tha ajo.
Matoshi thotë se problemi shëndetësor i ka filluar para paraqitjes televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.
“Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse. Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo”, shkroi ajo ndër të tjera në Facebook.
Ajo mes tjerash tha se sonte do të shtrihet në spital, ndërsa shtoi se po shkon që ta largojë nga trupi inatin, urrejtjen që ajo konsideron që bëhet ndaj emrit të saj.
“Unë prapë ju du shumë! Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht. Unë po shkoj, për me u kthy. Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni. Po shkoj. Ju lutnu unë me u kthy mirë. Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!”, shkroi Matoshi.
Postimi i plotë origjinal:
Edhe një tjetër …
Në çastin që e ke zbulu kush osht armiku yt, gjysmën e betejës e ke fitu.
E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.
• Ata që t’i rrehin krahët e të keshin në fytyrë po të shkelin e poshtnojnë pas shpine.
• Shëndetin kur të tradhton at’herë kur mendon që je e gatshme me e bajt një mal mbi supe.
Sëmundjet e mija i kanë hap gjithmonë shume perde, e kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë kesh ma shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.
Sonte po du me i gëzu krejt kto zemra të ligshta për s’vogli, e me i shqetësu shumë zemra të buta prej madhështie njerezore t’u ua dhon lajmin që tash e një kohë po përballna me një sëmundje të re.
Për me e ditë të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi jem ka fillu para paraqitjes time televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.
Nuk kom leju as vizita mjekësore me zhvillu në ditët kur kemi pas mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jom përgjegjëse.
Jom kon prezente për krejt, veç për veten jo.
Shëndeti m’tradhtoj prapë. Krejt po mendoni që kjo është shej që duhna me e ulë ritmin e jetës, me i ulë angazhimet.
Në këtë mujë të shenjtë, po i lo prapë fëmitë e mi, prindtë e mi, punën tem, çdo angazhim të mundshem, shoqnine që m’dojnë.
E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mija e të ma të dashurve për një operim të radhës.
Unë edhe sonte, po shtrihna në spital për me u kthy prapë.
Inatin, urrejtjen, e vnerin që e vjellin çdo dite përmi emrin tem, po shkoj me e largu prej trupit tem.
Unë prapë ju du shumë!
Ma shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.
Unë po shkoj, për me u kthy.
Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen ja ua kthen në Dashni.
Po shkoj.
Ju lutnu unë me u kthy mirë.
Unë po lutna me ju gjetë juve ma mirë se kurrë ma parë!
Postimi i plotë i përshtatur në gjuhën letrare:
Edhe një tjetër …
Në çastin që e ke zbuluar kush është armiku yt, gjysmën e betejës e ke fituar.
E, unë në jetë i konsideroj vetëm dy armiq.
• Ata që t’i rrahin krahët e të qeshin në fytyrë po të shkelin e poshtërojnë pas shpine.
• Shëndetin kur të tradhton atëherë kur mendon që je e gatshme të mbash një mal mbi supe.
Sëmundjet e mia i kanë hapur gjithmonë shume perde dhe kanë shpërfaq fytyra të shumta pa maska. Njerëz të shumtë që kanë qesh më shumë me problemet e mia, sesa me sukseset e mia.
Sonte dua t`i gëzojë krejt këto zemra të liga nga vogëlsia, e t`i shqetësojë shumë zemra të buta prej madhështisë njerëzore duke jua dhënë lajmin se tash e një kohë po përballem me një sëmundje të re.
Për ta ditur të plotë, thashë t’ju tregoj që problemi im ka filluar para paraqitjes sime televizive në Festivalin e Këngës në RTSH.
Nuk kam lejuar as vizita mjekësore në ditët kur kemi pasur mbledhje në Kuvend e në komisionet ku jam përgjegjëse.
Kam qenë e pranishme për krejt, veç për veten jo.
Shëndeti përsëri më tradhtoi. Krejt po mendoni që kjo është shenjë që duhet ta ngadalësojë ritmin e jetës, t`i pakësojë angazhimet.
Në këtë muaj të shenjtë, po i lë prapë fëmijët e mi, prindërit e mi, punën time, çdo angazhim të mundshëm, miqtë që më duan
E edhe juve me maska. Krejt, e po e marr veç Zotin edhe lutjet e mia e të më të dashurve për një operim të radhës.
Unë edhe sonte, po shtrihem në spital për t`u kthyer përsëri.
Inatin, urrejtjen, e vrerin që e vjellin çdo ditë përmbi emrin tim, po shkoj ta largoj prej trupit tim.
Unë prapë ju dua shumë!
Më shumë se ju që ma doni të keqen e ma uroni vdekjen edhe publikisht.
Unë po shkoj, për t`u kthyer.
Ishalla ky muaj i shenjtë, urrejtjen jua kthen në Dashuri.
Po shkoj.
Ju lutuni që unë të kthehem mirë.
Unë po lutem t`u gjejë juve më mirë se kurrë ma parë!