Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me armatimin që u gjet dje në veri, që ishte fshehur nga pjesëtarët e grupit terrorist që kreu sulmin në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar. Bastisjet u kryen pas informacioneve të pranuara nga Agjencia e Kosovës për Inteligjencë.
Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se një pjesë e armatimit është gjetur në një pusetë kanalizimi, mbrapa një ndërtese në rrugën “Kollashini”.
“ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Kollashini, Mitrovicë Veri 14.06.2024-15:00. Nga njësia e hetimeve rajonale, mbrapa një ndërtese në një pusetë kanalizimi, ka gjetur dhe sekuestruar tri armë automatike AK-47, dy karikatorë me nga 30 fishekë të cal.7.62 mm, dy karikatorë të zbrazur, 11 fishekë të armës së gjatë, një këllëfë të pistoletës dhe një çantë ushtarake. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti nën hetime”.