Ballina Kronika Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (26 korrik 2024)

Kronika e zezë e Tetovës dhe Gostivarit (26 korrik 2024)

Më datë 24.07.2024 në ora 23:50 në një objekt hotelierik në rrugën rajonale Tetovë – Vollkovi, punonjësit e policisë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin A.L.(33) nga Tetova, pasi i është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas dokumentimit të rastit, do të vijojë një parashtresë përkatëse.
……

Më datë 24.07.2024 në ora 23:50 në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, punonjësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor-Tetovë, kanë privuar nga liria personin O.F.(20) nga Tetova, për arsye se gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe veturës ,,Seat Ibiza” me shenja regjistrimi të tetovës, është gjetur dhe konfiskuar marihuanë Ai është ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……

Më datë 25.07.2024 në ora 01:10 në një objekt hotelerik në rrugën e ,,Ilindenit” në Gostivar, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë ndaluar personin N.L. (37) nga Tetova, i cili me urdhër të gjykatës ishte kërkuar për vuajtje të dënimit me burgi. Ai është dërguar në IKP-burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.
……

Më datë 24.07.2024, në periudhën nga ora 23:00 deri në ora 03:30, punonjësit policorë nga SPB Tetovë NJP-Gallatë kanë kryer aksion kontrollues në një objekt hotelik në afërsi të magjistrales Tetovë-Gostivar, në pronësi të personit R.B.(49) nga Gostivari, me qëllim gjetjen e shtetasve të huaj që banojnë dhe punojnë ilegalisht në zonë dhe personave të cilët janë në kërkim për arsye të ndryshme, prania e të miturve pas orës 24:00 në objektet hotelierike, si dhe kontroll ndaj automjeteve. Gjatë kontrollit është ndaluar pronari R.B. dhe F.B.(48) nga Dobërdolli i Gostivarit, të cilët kanë qenë të shpallur në kërkim me urdhër të gjykatës, për vuajtje të dënimit me burg. Gjatë kontrollit janë ndaluar edhe 4 shtetas të huaj të moshës 33 deri në 49 vjeç nga Shqipëria dhe Kosova, të cilat qëndronin në zonë të padeklaruara dhe kanë abuzuar me qëndrimin turistik.
Gjatë kontrollit, në një objekt tjetër hotelik në Negotinë të Pollogut janë gjetur dhe ndaluar tre shtetase nga Republika e Shqipërisë të moshës 31

deri në 33 vjeç, të cilat nuk kishin qëndrim të rregulluar në zonë. Ata janë ndaluar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
……

Më datë 24.07.2024 në SPB Tetovë, personi E.M.(42) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 18.00 në një lokal në Tetovë është sulmuar fizikisht nga R.A (43) nga Tetova, pas së cilës i është kundërpërgjigjur në vetëmbrojtje. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….

Më datë 24.07.2024 në ora 20:20, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin B.A. nga Tetova, i cili është denoncuar nga nëna e tij 57-vjeçare se ndaj saj është sjellë në mënyrë agresive dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……

Më datë 24.07.2024 në ora 18:20 në DPB-Gostivar, 35-vjeçarja nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 15:30, bashkëshorti i saj Xh.Xh. nga Gostivari me të cilin nuk kishin kurrorë është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj, nuk e ka lënë të shohë fëmijët e tyre të mitur dhe ka tentuar ta sulmojë fizikisht. Sipas raportit, ajo ka kërkuar ndihmë edhe nga Qendra për Çështje Sociale-Gostivar. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……

Më datë 24.07.2024 në ora 23:40, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria personin M.N.(46) nga Gostivari, i cili nga vëllai i tij 53 vjeçar është raportuar se është sjellë në mënyrë agresive ndaj tij dhe familjes dhe e ka kërcënuar. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……

Me datë 25.07.2024 në ora 14:40 në rrugën ,,Zhivko Brajkovski” në Gostivar, zyrtarët policorë nga DPB-Gostivar kanë arrestuar personin F.T (55) nga Gostivari, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burgim në kohëzgjatje prej tre vjetësh, për veprën penale ,,trafikim me qenie njerëzore” e dënueshme nga neni 418 paragrafi 3 i Kodit Penal. Ai është dërguar në IKP-Burgu Idrizovë-Shkup për vuajtje të dënimit.
…….

Me datë 25.07.2024 në ora 18.45 në rrugën ,,Pollog” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë arrestuar personin Xh.D.(56) nga Tetova, i cili me urdhër të gjykatës ishte në kërkim për vuajtje të dënimit me burg. Ai është dërguar në IKP Burgu i Tetovës për vuajtje të dënimit.
……

Me datë 25.07.2024 në ora 19:50 në rrugën ,,Goce Dellçev” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB-Gostivar kanë privuar nga liria një të mitur, i cili paraprakisht ishte denoncuar në Policinë e Tetovës se është arratisur nga Institucioni Edukues Korrektues në Vollkovi të Tetovës. Ai i është dorëzuar organit kompetent për veprime të mëtejshme.
……

Me datë 25.07.2024 në ora 16.00 në Vrapçisht të Gostivarit, zyrtarët policorë të NjP-Gallatë kanë privuar nga liria personat Sh.D.(48) dhe R.D.(51), të dy nga Velesi, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale ,,vjedhje” në Vrapçishtë të Gostivarit. Sendet e gjetura nga vjedhja do t’i kthehen pronarit dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj personave do të bëhet kallëzim përkatës.
……

Me datë 25.07.2024 në ora 10:00 në rrugën ,,146” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin A.A. (51) nga Tetova, për shkak se rreth orës 08:50, për shkak të keqkuptimit për parkimin e automjeteve, me armë zjarri ka kanosur personin N.A.(54) nga Reçica e Vogël e Tetovës. Gjatë privimit, personit A.A. i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë ,,Kubura”, ndërsa më pas me urdhër të gjykatës është kryer bastisje në banesën e tij, gjatë të cilës iu gjet dhe konfiskua një pistoletë tip ,,CZ” 7.62 mm, dy korniza për pistoletën dhe 46 fishekë të kalibrit 7.62 mm. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet kallëzim përkatës.
……

Me datë 24.07.2024 në ora 21:20 në DPB-Gostivar, personi H.F.(57) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 20:00 para hyrjes në Llakavicë të Gostivarit së bashku me bashkëshorten e tij janë sulmuar fizikisht nga Sh.I. nga fshati Llakavicë. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……

Me datë 25.07.2024 në ora 22.10 në SPB-Tetovë, personi D.D. (37) nga Bërvenica e Tetovës ka raportuar se rreth orës 21.00 në afërsi të një qendre tregtare në Tetovë, vajza e tij e mitur është sulmuar fizikisht nga një e mitur tjetër. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
…….

Me datë 25.07.2024 në ora 23:30, në SPB-Tetovë, personin E.S.(19) nga Zvicra me qëndrim në Sedllarcë të Epërme, ka raportuar se në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, ka qenë i sulmuar nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……

Me datë 25.07.2024 në ora 16:30 në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, punonjësit policorë të Stacionit Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor kanë arrestuar personin I.Sh (45) nga Reçica e Vogël e Tetovës, pasi që është sjellë në mënyrë agresive ndaj tyre deri sa ishin duke kryer veprime zyrtare. Ai është ndaluar në komisariat dhe ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.
……

Me datë 25.07.2024 në ora 11:50 në SPB-Tetovë, një kompani e makinave me qira ka raportuar se janë mashtruar nga F.E. nga Republika e Turqisë. Sipas kallëzimit, më datë 24.04.2024 personi ka marrë me qira një automjet ,,Audi” prej tyre për të shkuar në Turqi dhe pas skadimit të kontratës, më 01.05.2024, personi ka paguar sërish para për vazhdimin e saj. Siç raportohet, edhe pas skadimit të afatit të dytë, personi ka refuzuar ta kthejë veturën dhe më pas është denoncuar në komisariat. Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……

Me datë 25.07.2024 në ora 17:10 në DPB-Gostivar, personi S.N. (55) nga Gostivari ka raportuar se në rrugën ,,Pançe Poposki” në Gostivar është sulmuar nga një qen endacak.
…….

Me datë 25.07.2024 në ora 13:25 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar-Çegran, në afërsi të fshatit Forinë, automjeti i pasagjerëve “Suzuki” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga K.D (19) nga Austria, ka goditur këmbësorin Xh.I (71) nga fshati Forinë, dhe më pas mjetin e parkuar ,,Volkswagen Passat” me rarga kombëtare gjermane, në pronësi të I.E (63) nga fshati Forinë dhe një puntori vullkaner. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar këmbësori, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim është kryer nga një ekip inspektues nga DPB-Gostivar.
……

Me datë 25.07.2024 në ora 16:35 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në rrugën ,,Tode Bogdanoski” në Gostivar, personi N.J.(47) nga Gostivari, duke drejtuar motoçikletën me targa të Gostivarit, ka humbur kontrollin dhe ka rënë nga motoçikleta në rrugë. Në aksident motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konfirmuar në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Inspektim është kryer nga një ekip inspektues nga DPB-Gostivar.
……

Me datë 25.07.2024 në ora 19:55, në SPB-Tetovë është raportuar se në autostradën Shkup – Tetovë, përballë mbikalimit të Dëbërcës, automjeti i pasagjerëve ,,Ford” me targa të Tetovës, i drejtuar nga S.R (56) nga Tetova, ka dalë nga rruga. Në aksident lëndime të rënda ka pësuar vozitësi, të cilat janë konstatuar në Spitalin klinik të Tetovës. Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga SPB-Tetovë.

Më datë 24.07.2024 në ora 02:00 në rrugën ,,Bllagoja Toska” në Tetovë, punonjësit e policisë nga SPB-Tetovë, kanë privuar nga liria personat L.R. (23) dhe F.M.(27). Të dy nga Tetova tek të cilët është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Ata janë ndaluar në komisariat për procedim të mëtejshëm dhe ndaj tyre do të bëhet kallëzim përkatës.
……

Më datë 24.07.2024 në ora 01:05 në SPB Tetovë, personi E.K. (19) nga Treboshi i Tetovës ka raportuar se pas një debati verbal është sulmuar fizikisht nga L.N. nga Poroji i Tetovës, i cili gjatë sulmit ka përdorur edhe një mjet metalik. Po merren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.
……

Më datë 23.07.2024 në ora 17:30 në SPB-Tetovë, K.Q. (19) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 16:00 në rrugën “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, pas një debati të shkurtër verbal ka qenë e sulmuar fizikisht nga F. ,,pnj” nga Tetovs. Rasti është duke u zbardhur dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.
……

Më datë 24.07.2024 në ora 23:20 SPB-Tetovë, A.A. nga Tetova ka raportuar se djali i saj i mitur është sulmuar fizikisht nga disa të mitur. Rasti është duke u zbardhur.
……

Më datë 23.07.2024 në ora 13:25, në Stacionin Policor për Siguri në Komunikacionin Rrugor Tetovë është paraqitur vetë personi A.K. (30) nga Poroji i Tetovës, i cili ka qenë me automjetin e tij “BMW X5” me shenja kombëtare zvicerane, me të cilën ka marrë pjesë në një aksident trafiku me biçikletë, për të cilin është raportuar në SPB Tetovë më datë 22.07.2024, dhe pas aksidentit çiklisti iu ka nënshtruar plagëve të marra në Kompleksin e klinikave “Nënë Tereza” në Shkup. Automjeti është mbajtur për ekzaminim teknik të jashtëzakonshëm dhe ekspertizë kriminalistiko-teknike. Është njoftuar prokurori publik dhe do të vijojë parashtresa përkatëse.
……

Më datë 23.07.2024 në ora 19:00 në SPB-Tetovë, personi S.S.(42) nga Tetova së bashku me vajzën e tij të mitur, e cila ishte raportuar se është larguar nga shtëpia më 14.07.2024., kanë raportuar se e njëjta është kthyer në shtëpi.

……

Me datë 23.07.2024 në ora 11:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në rrethrrotullimin në mes bulevardit “Vidoe Smilevski Bato” dhe rrugës ,,Vëllezërit Milladinovi” në Tetovë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen Golf” me targa të Tetovës, i drejtuar nga A.Z. (69) nga Tetova, ka goditur biçikletën e drejtuar nga S.U (28) nga Tetova. Në aksident biçiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në Spitalin klinik të Tetovës. Një ekip nga SPB Tetovë ka inspektuar vendin e aksidentit.
……

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB Tetovë për rregull dhe siguri më të madhe në komunikacion, gjatë ditës së djeshme (23/24.07.2024) në periudhën prej orës 08.00 deri në ora 01.00 është kryer aksion kontroll për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e mjeteve që kërcasin rrotat e veturës gjatë lëvizëse, që lëshojnë zhurmë të tepërt, teknikisht të parregullta dhe ata që pengojnë qarkullimin duke parkuar gabimisht ose në mënyrë të paligjshme mjetet. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 96 shkelje (TE-81 dhe GV-15), nga të cilat 21 shkelje (TE) për parkim të paligjshëm dhe prej të cilave 17 automjete janë marrë nga shërbimi ,,Marimangë”, 51 drejtues mjetesh (TE-48 dhe GV-3) të cilët kanë përdorur celular gjatë drejtimit të mjetit, 18 drejtues mjetesh pasi nuk kanë përdorur rripin e sigurimit… Ndaj drejtuesve të mjeteve janë bërë parashtresat përkatëse. Po ashtu gjatë kontrollit në rrugën “Iliria” në hyrje të qytetit janë larguar nga qarkullimi 10 automjete, prej të cilave 7 me targa të huaja dhe 3 me targa të Tetovës dhe janë ndaluar në Stacionin e policisë për siguri në komunikacionin rrugor Tetovë, të cilat prishën rendin dhe qetësinë publike duke kërcitur rrotat e lëvizjes dhe shkaktuan më shumë zhurmë se maksimumi i parashikuar, për këtë arsye do t’i referohen një kontrolli teknik të jashtëzakonshëm. Për të njëjtën arsye, dy ditët e mëparshme janë ndaluar 15 automjete të tjera pasagjerësh. Drejtuesve të mjeteve do t’u bëhen parashtresat përkatëse sipas defekteve të konstatuara në stacionin e kontrollit teknik dhe nëse në automjete konstatohet zhurmë e tepruar, ato do të mbahen në komisariat për 90 ditë në bayë ligjit.
SPB Tetovë apelon tek drejtuesit e mjeteve që me kohë të kontrollojnë gjendjen teknike të automjeteve të tyre, të mos vozisin pa kaluar testin e shoferit, të kenë kujdes se ku i parkojnë automjetet dhe të lejojnë qarkullim normal, sepse çdo ditë jemi dëshmitarë të grumbullimeve dhe frekuencës së shtuar në komunikacion, por edhe aksidente trafiku me pasoja të rënda. Kjo do të kontribuojë në sigurinë më të madhe personale dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Më datë 21.07.2024 në ora 20.15 në SPB-Tetovë, personi D.J (33) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 12.00 në rrugën ,,Ivo Ribar Lola” në Tetovë, pas një debati të mëparshëm është sulmuar fizikisht nga S.T.  nga Tetova, i cili i kishte dëmtuar edhe celularin.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Më datë 21.07.2024 në ora 19:00 në DPB-Gostivarit, personi L.R.M (57) nga Gostivari ka raportuar se rreth orës 15:10 në një lokal në Gostivar është sulmuar fizikisht nga punonjësi M.E. nga Gostivari, i cili gjatë sulmit kishte tentuar të përdorë një mjet të mprehtë, por është penguar nga pronari lokalit.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Më datë 21.07.2024 në ora 19:00 në DPB- Gostivar, personi N.J.(62) nga Vrutoku i Gostivarit, ka raportuar se në një lokal në Vrutok, pas një debati të shkurtër është sulmuar fizikisht nga bashkëfshatari i tij Sh.Z. Po merren masa për zbardhjen e rastit.

……

Më datë 22.07.2024 në ora 00:45 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën ,,Bregu i Vardarit” ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë me muzikë të lartë nga një lokal në pronësi të V.A.(37) nga Çegrani i Gostivarit.  Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe pas matjes, pronarit të objektit i është lëshuar urdhërpagesë kundërvajtëse sipas nenit 8 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.

……

Më datë 21.07.2024 në ora 12.15 në NjP-Galate, personi B.I (26) nga Dobërdolli i Gostivarit ka raportuar se në orën 11.25 në një objekt shitës në Negotinë të Gostivarit është sulmuar fizikisht nga personi H.N. nga Negotina.  Po merren masa për zbardhjen e rastit.
……

Më datë 21.07.2024 në ora 17:00 në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën rajonale në Hanet e Mavrovës, personi K.S (35) nga Shkupi, duke drejtuar një motoçikletë pa targa, ka dalë nga rruga.  Nga aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar K.S. të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit.  Inspektim është kryer nga ekipi inspektues nga DPB Gostivar.

Më datë 19.07.2024 në ora 00:20 në SPB-Tetovë,  A.K (41) nga Tetova ka raportuar se rreth orës 22:30 në shitoren e saj në Tetovë, M.N.  nga Tetova e ka sulmuar fizikisht dhe i ka marrë përfitimet ditore.  Janë marrë masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit, pas së cilës do të vijojë parashtresa përkatëse.

……

Më datë 18.07.2024 në ora 15:15 në rrugën ,,Vëllezërit Gjinoski” në Gostivar, zyrtarët policorë të DPB-Gostivarit kanë privuar nga liria personin A.B. (52) nga Gostivari, i cili është denoncuar nga ish e dashura e tij 37-vjeçare nga Gostivari, se në ora 13:30 e ka ndjekur me automjet dhe është sjellë në mënyrë agresive ndaj saj.  Ai u ndalua në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të vijojë parashtresë përkatëse.

…….

Më datë 18.07.2024 në ora 11:50 në DPB-Gostivar është raportuar se në zonën e Strezimirit të Gostivarit, disa qen bariu kanë sulmuar dhe kafshuar K.F. (55) nga Republika Federale e Gjermanisë.  Ajo është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Gostivarit.
……

Më datë 18.07.2024 në ora 12:00 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën ,,Vëllrzërit Gjinoski” në Gostivar, vetura ,,Volkswagen Passat” me targa të Gostivarit e drejtuar nga K.Xh. (57) nga Gostivari, ka goditur një biçiklet të cilën e ka drejtuar I.S. (60) nga Gostivari.  Në aksident, çiklisti ka pësuar lëndime të rënda, të cilat janë konfirmuar në qendrën emergjente në Gostivar.  Inspektimin në vendin e aksidentit e ka kryer ekipi i DPB-Gostivar.
…….

Në kuadër të aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend dhe siguri më të madhe në komunikacion, dje (18-maj) në periudhën prej orës 18.00 deri në ora 24.00 është kryer aksion kontrollues për kundërvajtje të kryera nga drejtuesit e motoçikletave.  Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 33 shkelje (TE-21 dhe GV-12), shumica e të cilave për mospërdorim të kaskës-helmetës mbrojtëse 28 (TE-16 dhe GV-12), 1 (TE) motoçikletë me datë të skaduar të regjistrimit, 1 (TE) me polisë sigurimi të skaduar dhe 1(TE) pa patentë shoferi, si dhe 15 (TE-11 dhe GV-4) kundërvajtje të tjera në komunikacion.  Ndaj drejtuesve të mjeteve janë bërë parashtresa përkatëse.

SPB-Tetovë apelon drejtuesit e motoçikletave që me kohë t’i rinovojnë polisat e sigurimit apo regjistrimet e tyre, të mos ngasin motoçikletën pa e dhënë provimin për shofer, sepse çdo aksident trafiku që ka ndodhur me pjesëmarrjen e motoçikletës, pasojat përfundimtare kanë qenë gjithmon të rënda dhe kështu ato do të kontribuojnë për sigurinë personale dhe sigurinë e përdoruesve të tjerë të rrugës.