Ballina Kronika I vazhdohet paraburgimi Ilir Abdullahut – të akuzuarit për përfshirje në vrasjen...

I vazhdohet paraburgimi Ilir Abdullahut – të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e Triumf Rizës

Të akuzuarit për përfshirje në vrasjen e policit Triumf Riza, Ilir Abdullahut i njohur me nofkën “Liza”, i është vazhduar paraburgimi për dy muaj.

Kjo informatë u konfirmua nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit I.A, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 29.07.2024 ka marr Aktvendim dhe duke aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit I.A iu është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, shkruan në përgjigjen e saj.

Riza u vra në vitin 2007, ndërsa Abdullahu u arrestua pas 15 vjetësh në Batllavë të Podujevës për përfshirje në vrasjen e ndodhur.

Si shtytës për vrasjen u dënua me 25 vjet burgim Enver Sekiraqa i cili ndodhet në arrati, ndërsa Arben Berisha u ndëshkua me 35 vjet si dorasi që kreu veprën penale.