Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Moldavi në rrugën Kishinau-Balti, ku pesë persona kanë humbur jetën, ndërsa shtatë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Mediat moldave raportojnë se nga përplasja e makinave një Opel dhe një Mitsubishi të dyja mjetet kanë shpërthyer ën flakë, ku për pasojë 5 perosna janë djegur ndërsa shtatë të tjerë janë dërguar në spital, mes tyre edhe një i mitur.
5 people were burnt alive in a car crash in #Moldova
The accident happened on the M5 Chisinau-Balti motorway. It is known that 6 other people, including children, have been hospitalized. According to preliminary information, one of the cars crashed into the oncoming lane. pic.twitter.com/jxEZpzwkc1
— NEXTA (@nexta_tv) August 10, 2024
Aksidenti ka ndodhur në linjën M 5, Kishinau – Balti, në afërsi të qytetit të Codreanca.
Sipas mediave shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve, çka ka bërë që dy makinat të pëplasen kokë më kokë dhe më pas të shpërthejnë në flakë.
Në vendngjarje paraprakisht u konstatua se njëra nga makinat nuk do të ishte siguruar vetë dhe duke kryer manovrën e parakalimit mbi vijën e vazhdueshme është përplasur kokë më kokë me makinën që lëvizte në drejtim të kundërt.
Në vendngjarje ndodhen të gjitha shërbimet përgjegjëse për ndërhyrjen dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave. /Vizionplus.tv/