Ballina Kronika U godit nga rrufeja, humb jetën 45-vjeçari në Lushnjë

U godit nga rrufeja, humb jetën 45-vjeçari në Lushnjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnjë mbrëmjen e djeshme, ku ka humbur jetën kryeplaku i fshatit Gjyshaj.

Nga hetimet rezulton se ai ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja.

“Në datën 30.08.2024, rreth orës 22:00, në fshatin Gjyshaj, Lushnjë,  është gjetur nga familjarët dhe kryeplaku i fshatit, pa shenja jete, shtetasi G. Gj., rreth 45 vjeç. Nga hetimet paraprake, ky shtetas dyshohet të ketë humbur jetën si pasojë e goditjes nga rrufeja”, njofton policia. /vizionplus.tv