Ndahet nga jeta avokatja e Gjykatës së Apelit në Tiranë, tre muaj më parë i vdiq edhe i vëllai!
Ka ndërruar jetë papritur avokatja Domenika Gjeçi. Lajmi është dhënë nga kolegët e Gjeçit përmes një postimi në “Facebook”.
Shkaku i ndarjes së parakohshme nga jeta nuk bëhet i ditur.
Gjeçi ishte një emër i njohur në fushën e avokatisë, profesion të cilin e ushtroi prej shumë vitesh dhe merrej me çështjet penale, duke dhënë një kontribut të çmuar në drejtësinë e vendit tonë.
Domenika Gjeçi nga të gjithë do të kujtohet për përkushtimin e profezionalizim e saj.
Ndarja nga jeta në mënyrë të parakohshme e saj është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët, por për të gjithë kolegët e saj avokatë, gjyqtarë dhe prokurorë me të cilët ka punuar përgjatë gjithë këtyre viteve.
Për familjarët humbja e saj është akoma dhe më e rëndë. Domenika Gjeçi jo më larg se tre muaj më parë kishte humbur dhe vëllain.